Ndërmarrës, Kujdes nga Kjo Mënyrë e Tmerrshme e Lidhjes në Media Sociale

Ka një trend i cili po shfaqet në mediat sociale. Dikë të cilin nuk e njihni por që mund të jetë i lidhur me disa nga shokët ose rrjetin tuaj iu dërgon një kërkesë miqësie. Pas kësaj, ata iu dërgojnë mesazhe private ose emaile duke iu treguar se çfarë dëshirojnë nga ju.

Çdo ditë, unë pranoj këso lloj kërkesash dhe mesazhesh. Veprimi i parë i dikujt drejt meje është që më kërkon të shkruaj për ta ose për kompaninë e tyre, ose dëshirojnë të marrin këshiilla se si të rezervojnë bisedat me pagesa ndërkombëtarisht. Asnjë ‘’tung’’, asnjë bisedë të shkurtër. Ata më tregojnë direkt se çfarë dëshirojnë dhe se si përfitoj unë disi nga ato.

Kjo është një mënyrë e tmerrshme për t’u lidhur dhe nuk do të bëjë kurrë lidhje me ndërmarrësit. Media sociale funksionon ngjajshëm me jetën e vërtetë. Ju nuk do të shkonit te një i panjohur, t’i thoni ‘’tung’’ dhe pastaj të provoni t’a puthni. Ka  tri gjëra që duhet t’i kuptoni në lidhje me këtë.

  1. Udhëheqni me vlera.

Natyra njerëzore është të fokusohemi në atë që dëshirojmë dhe në atë që na ndihmon. Lidhja e bërë në mënyrë të duhur tregon vlera për personin të cilit po i afroheni.

Nuk do ju jap këshillat e vjetra për t’iu thënë njerëzve se ju do të punoni falas vetëm për të marrë radarin e tyre. Mund të jetë aq e thjeshtë sa ndarja e një sugjerimi të librit ose një artikull i dobishëm i cili lidhet me atë që personi ka shpërndarë në mediat sociale. Nuk ka të bëjë me një gjest të madh, ka të bëjë me gjetjen e një mënyre për t’iu afruar atij personi me vlera.

Gjithashtu, kuptoni se tentimi që  t’i fitoni ata menjëherë përmes telefonit është shumë. Ata nuk iu njohin, një thirrje telefonike nuk është mënyra e duhur. Kërkesat tuaja nuk duhet të tejkalojnë realitetin e marrëdhënies tuaj.

  1. Bëni kërkimet tuaja.

Jam i mahnitur se sa njerëz më dërgojnë mesazhin ‘’çfarë bëni ju?’’ Tung, a keni dëgjuar për Google?

Nëse po provoni të njihni dikë, filloni me postimet e tyre në media sociale. Kërkoni në Google çfarë bëjnë ata dhe lexoni faqen e tyre të internetit. Bëni kërkimet tuaja para se t’i afroheni një personi me një pyetje të marrë. Nuk duhet të jeni personi përshtypja e parë e të cilit e bën të injorohet përgjithmonë.

Kur bëni kërkimet tuaja, kërkoni diçka e cila i intereson personit të cilit po i afroheni dhe përdoreni atë për të marrë vëmendje. Nuk po iu them t’a ndiqni hap pas hapi, por bëni disa kërkime të lehta për të kuptuar personin dhe atë që bën.

  1. Kuptoni se nuk ka metodë magjike.

Shumë herë, ndërmarrësit dëshirojnë të lidhen me një ‘’influencues’’ ose me dikë të cilin e ndjekin. Ata mendojnë se do të marrin disa ‘’përgjigje’’ magjike e cila do i afrojë ata tek qëllimet e tyre. 100 përqind të kohës, nuk ndodh kështu. Një bisedë me personin e duhur mund të zbulojë strategji në mendjen tuaj por ka edhe 10 hapa tjerë të cilët duhen ndjekur së bashku me atë bisedë.

Realiteti është se ju jeni çelësi i krijimit të suksesit. Ju jeni ai i cili duhet të punojë për të pasur rezultate. Do të ishte mirë nëse do lidheshit me dikë i cili mund t’iu ndihmojë të lëvizni më shpejtë, por nuk është e nevojshme. Ne kemi të gjitha mjetet, teknologjinë dhe qasjen që na nevojitet për të filluar ndërtimin e një biznesi të suksesshëm pa u lidhur me dikë tjetër ne fillim.

Ju mund të bëni lidhje të mira biznesore të cilat dërgojnë në ndërmarrje të përbashkëta ose bashkëpunime por vetëm nëse i qaseni bisedës dhe marrëdhënies në mënyrë të duhur. Udhëheqni me vlera por mos e teproni. Kaloni disa minuta duke bërë disa kërkime dhe dërgoni një mesazh i cili tregon se ju e respektoni personin mjaftueshëm për të parë se çfarë bën ai.

Kuptoni se ju, më shumë se gjithçka, jeni çelësi i suksesit tuaj. Edhe nëse nuk mund të lidheni, ju ende mund të krijoni vetë. Ja se si të lidheni në një mënyrë e cila ndihmon biznesin tuaj.

/entrepreneur.com.al