Modeli i franchise që e bëri këtë çift të fitonte 25 milionë $ në vit

uksesi nuk ishte i menjëhershëm për Cary dhe Jacquelyn Albert. Ja se si ata e krijuan planin e tyre.

Cary dhe Jacquelyn Albert blenë franchise-in e tyre të parë Schlotzsky Deli në vitin 1995 me një investim personal prej 65,000 $ dhe një kredi qeveritare. Ata hynë në biznes me kujdes, duke pritur katër vjet për të hapur dyqanin e tyre të dytë dhe të tretë. Nga 2005 çifti Alberts kishin në pronësi gjashtë vende në zonën e Dallas, por mes trazirave në kuadër të menaxhimit të Schlotzsky, ata filluan t’i shisnin. Focus Brands – nje krah i firmës private me bazë në Atlanta, Roark Capital Group – mori kompaninë në vitin 2006, ata kishin shitur ose mbyllur pothuajse të gjithë, përveç njërit.

Ky dyqan i mbetur kishte një rrjedhë të fortë të ardhurash; plus çifti Alberts kishte në pronësi pasuri të patundshme. Ata modeluan Sipërmarrjen Alberts, e cila zbarkoi në numrin 1,372 në listën e kompanive më të shpejta në rritje në Amerikë. Ajo u rrit me 845 të punësuar dhe të ardhura vjetore prej 21 milionë $ në vitin 2015 (Me përfshirjen e operacioneve të tyre Dairy Queen, çifti gjeneroi 25 milionë $ të ardhura në 2015.)

“Gjëja e bukur në lidhje me franchising është se përsëritet”, thotë Cary, “Pasi të keni një formulë që funksionon, ajo do të punojë kudo.”

Cary, i cili mbushi 50 në tetor, shton se pas më shumë se 20 vjet në biznes franchise, ai dhe gruaja e tij kanë krijuar një model të suksesshëm. Këtu janë katër këshilla nga themeluesit e Sipërmarrjeve Alberts:

  1. Përdorni burimet që janë në dispozicion për ju.

Restoranti i parë i çifti Alberts u mësoi atyre drejtimin e biznesit – dhe gjithashtu i bëri ata të kuptojnë se duhet të përfitojnë nga programet e financimit të qeverisë. Me një program 504 kredish për Administrimin e Bizneseve të Vogla në SHBA- i cili u ofron financime për të blerë pasuri të patundshme dhe pajisje – Albert ishin në gjendje për të investuar, jo vetëm në dyqane të reja, por dhe në ato që kishin krijuar.

Ata u bënë pjesë e programit të energjisë alternative SDA, si dhe u kualifikuan për të marrë kredi me interes të ulët. Ishte një investim 50 000 $ që iu kursente 10-15 % nga fatura e tyre elektrike dhe u lejonte atyre të ulnin pagesat nga 20% në 10%.

  1. Jini pronari i vetes tuaj.

Kur ata filluan, çifti Alberts mësuan se në qoftë se merrnin me qera një ndërtesë me 10.000 $ në muaj, ata përsëri duhet të merrnin një kredi afatshkurtër për të blerë pajisje, duke paguar rreth 9,000 $ më shumë në muaj. Por nëse ata e blejnë tokën vetë, ndërtojnë një ndërtesë dhe blejnë pajisje të gjitha në të njëjtën kohë, ata mund të marrin një kredi të vetme, duke ulur kshu pagesat e tyre mujore. Albert thotë se investimi në pasuri të patundshme u kursen kompanive rreth 100.000 $ në vit për secilin vend – kjo është më shumë se 3 milionë $ për të gjithë franchise-t.

  1. Zhvillohuni, për hir të efikasitetit.

Çifti Alberts mësoi se për disa nga vendet e tyre, të ardhurat nga një Schlotzsky e vetme nuk ishin të mjaftueshme për të justifikuar pagesat mujore. Futën franchise numër dy: Dairy Queen – dhe ndërtimin e multi njësisë për shitje me pakicë. Me Schlotzsky’s Deli nga njëra anë dhe Dairy Queen nga ana tjetër dhe qeranë në mes, ndërtesat kërkojnë më shumë të ardhura për të mbuluar shpenzimet e vendit dhe pajisjeve.

  1. Vlerësoni punonjësit tuaj më të mirë.

Albert thotë se suksesi është për mbajtjen e punonjësve më të mirë. Duhen gjashtë muaj deri në një vit për të marrë një punonjës të trajnuar mirë, pasi ata mund të bëjnë punën e dy punonjësve. Qarkullimi krijon joefikasitet që i kushtojnë kompanive mijëra dollarë çdo vit, kështu që është e rëndësishme për të paguar punonjësit për efikasitetin që krijojnë duke qëndruar me kompaninë.

Ai u paguan punonjësve shumë para për orë pune. Pse? “Sepse ne i mbajmë mirë punonjësit dhe i shpërblejmë ata me paga më të larta. Ju nuk mund të vendosni një çmim për këtë.”

Dhe kur është fjala për menaxhimin e kompanisë, çifti Alberts planifikon që ta mbajë atë në familje. Fëmijët e tyre janë duke studiuar financë, pasuri të patundshme dhe menaxhim, pasi planifikojnë për t’u bashkuar me biznesin e familjes. “Ne kemi hedhur themelet”, thotë Albert. “Dhe ata duhet të jenë të përgatitur për ta mbajtur në lëvizje kompaninë.”

Burimi:www.businessmag.al