Lista e Kryeshefëve Ekzekutivë më të Paguar mund t’ju Befasojë

Nëse do ju duhej të hamendësonit, cili Kryeshef Ekzekutiv Amerikan mendoni se fiton më së  shumti para? Amazon ose Apple? Ndoshta Google ose Facebook?

Del se Kryeshefi Ekzekutiv i Charter Communications Thomas M. Rutledge, i cili udhëheq një prej operatorëve kabllor më të mëdhenj në vend ka të ardhura prej 98,012,344 dollarë në vit. Kjo sipas firmës hulumtuese Equilar, e cila këtë javë publikoi listën e saj vjetore për Kryeshefët më të paguar Ekzekutivë të kompanive më të mëdha nga të ardhurat.

Numri dy në listë është Mark G. Parker i Nike, me një kompensim vjetor prej 47,615,302 dollarëve. Anëtarët e udhëheqjes së Oracle qëndrojnë në vendin e tretë, me bashkë-themeluesin Mark V. Hurd i cili fiton 41,121,896 dollarë dhe bashkë-kryeshefja ekzekutive Safra A.Catz me 40,943,812. Në vendin e katërt është Bob Iger i Disney me 40,988,618.

Equilar zbuloi se pagesa mesatare e 100 kryeshefëve ekzekutiv më të mëdhenj u rrit në vitin 2016, duke kaluar në 16.6 milion dollarë nga 15.5 milion në vitin 2015.

Nga 100 kryeshefë ekzekutivë në listë, vetëm nëntë janë femra, në krahasim me tetë në vitin 2015; mirëpo, hulumtuesit zbuluan se kompensimi mesatar për kryeshefet ekzekutive femra është më i lartë se sa mesatarja e kryeshefëve ekzekutiv meshkuj, 21,2 milion dollarë për nëntë femrat dhe 144 milion dollarë për 91 meshkujt në atë radhitje.

Përveç Catz, tre gratë tjera hynë në listën e top-10, me Margaret Whitman të HP në numrin gjashtë, Ginny Rometty e IBM në numrin tetë dhe Indra Nooyi e Pepsi në numrin dhjetë.

Vetëm pse një kompani është shumë e pasur nuk do të thotë se udhëheqësi i saj nuk paguan taksa. Apple ka të ardhurat e dyta më të larta të kompanive Amerikane, edhe pse Kryeshefi Ekzekutiv Tim Cook fiton 8,747,719 dollarë. Berkshire Hathaway ka vendin më të lartë, bashkësia solli 223.6 milion dollarë në vitin 2016. Por Kryeshefi Ekzekutiv i Berkshire Hathaway Warren Buffett, i cili për momentin është personi i dytë më i pasur në botë, është Kryeshefi Ekzekutiv më pak i paguar në 100-shen e Equilar, duke fituar 487,881 vitin e kaluar.

/entrepreneur.com.al