Lincoln Debuton Shërbimin e Ngjajshëm me Uber, por me Makinën Tuaj

Keni pasur ndonjëherë  dëshirë të bëni xhiro me makinën tuaj, por si pasagjer? Lincoln do kujdeset për këtë, nëse keni një Lincoln.

Në New York Auto Show, prodhuesi luksoz i makinave shpalli një shërbim të ri të quajtur Lincoln Chauffeur. Për momentin në dispozicion vetëm në Miami, u jep mundësinë pronarëve të makinave Lincoln t’i thërrasë vozitësit për t’a vozitur atë.

Pronarët mund të mos duan të vozisin vetë për shumë arsye: Ata duan të shmangin kërkimin e parkingut ose të paguajnë për parking kur lënë makinën e tyre në aeroport gjatë një udhëtimi. Ata duan që makina e tyre të kthehet në shtëpi pasi që vozitësi i lë ata që dikush tjetër në shtëpi të mund t’a përdorë. Ata madje mund të kenë nevojë për një shërbim të dizajnuar që vozitësi i Lincoln të kujdeset për ta dhe për makinën e tyre, pasi ata të kenë pirë, sipas Autoblog.

Është një zgjidhje për pronarët e Lincoln të cilët nuk duan që makinat e tyre të qëndrojnë në gaarazha kur nuk është e përshtatshme për ta që  të vozisin, dhe të cilët nuk duan të udhëtojnë me Uber ose Lyft.

Një biznes fillestar i quajtur Dryver tashmë e bën këtë. Motoja e tyre është, ‘’Ne vozisim makinën tuaj, kështu që ju nuk keni nevojë t’a vozisni atë’’.

Mirëpo, shërbimet që Lincoln Chauffeur do të ofrojë nuk do të jenë të kufizuara vetëm për vozitje. Vozitësit gjithashtu mund të thirren për porosi , si mbushja e makinës me benzinë, t’i marrë fëmijët e tyre ose të blejë gjëra ushqimore. Ata madje mund të bëhen asistentë personalë gjatë kohës, si përdorues të kënaqur do të jenë në gjendje të kërkojnë vozitësin e njëjtë vazhdimisht.

Pronarët e San Diego Lincoln do t’a provojnë këtë shërbim në radhë, dhe të tjerat qytete do të jenë pas tij. Blerësit e rinj të Lincoln do të kenë tetë orë falas të Lincoln Chauffer, e cila ka vlerë 30 dollarë në orë.

Për ata të cilët janë nervozë për shkak se nuk ia besojnë çelësat e tyre një të panjohuri, Lincoln ka thënë se do të kontrollojë vozitësit në tërësi. Dhe ndryshe nga tjera kompani të cilat ofrojnë kërkesa të vozitjes, vozitëzit e Lincoln do të jenë punonjës, jo kontraktues të pavarur, të cilët ofrojnë detyrime shtesë për kompaninë.

/entrepreneur.com.al