Këto Janë Markat për të cilat Adoleshentët Mendojnë se Janë më të Mirat, Sipas Google

Pyesni shumicën e njerëzve se a do dëshironin të ktheheshin në shkollë të mesme, dhe përgjigja me siguri do të ishte, ‘’Jo, as për të gjitha paratë e botës’. Por adoleshentët, me fuqinë e tyre të blerjes dhe tendencat të përshtatjes  të hershme, janë demografika në të cilën kompanitë duan të inspirojnë besnikëri. Dhe sikur në shkollë të mesme, ata duan një ulëse afër bankës së fëmijëve më të mirë.

Ekipi i markës për aplikacionet e konsumatorëve në Google i ka prezantuar botës It’s Lit: A guide to What Teens Think Is Cool. Aty tregon se çfarë fshehin markat për rininë.

Rezultatet e këtij anketimi sugjerojnë se top 10 markat më të mira për Gjeneratën Z janë Youtube, Netflix, Google, XBOX, Oreo, GoProp, Playstation, Doritos, Nike dhe Chrome. Dhe kompanitë me më së paku njohje të markës, Uniqlo, Patagona, marka e veshjeve Supreme dhe Nest nuk dukeshin të njohura. Dhe më të këqijat? Më vjen keq, TMZ, Wall Street Journal, Sprint dhe Yahoo, fat më të mirë…herën tjetër?

A është rastësi se anketimi i sponzorizuar nga Google përmban tre produkte Alfabeti në mes të kompanive të cilat Gjenerata Z i pëlqen më së shumti? A është përdorimi i ‘’është shumë i mirë’’ ndihmues? Sigurisht, por raporti tregon në mënyrë interesante se si ky grup kalon kohën e tij.

Lexoni për të mësuar top markat në disa nga kategoritë më të famshme të konsumatorëve, bazuar në studim.

Telefona të mençur

Android dhe Apple janë të ndara në mënyrë të barabartë, me 41.3 përqind të njerëzve të rinj që kanë telefonë Android dhe 42.3 përqind kanë Apple. Vajzat anojnë më shumë nga Apple dhe djemtë janë admirues më të mëdhenj të Android.

Media sociale

Instagrami është platforma më e famshme, pas saj Snapchat(i përdorur nga 59.6 përqind dhe  përkatësisht 56.4 përqind e adoleshentëve). Facebook vjen në vendin e tretë me 52.8 përqind, përderisa Pinterest qëndron në pjesën e pasme.

Moda

Sipas studimit, adoleshentët u japin më së shumti rëndësi këpucëvve, dhe markat më të famshme janë Jordan, Converse dhe Vans.

Video lojërat

Kjo ishte kategoria më e dashur nga të anketuarit meshkuj. Top tre lojërat ishin The Legend of Zelda, Call of Duty: Black Ops dhe Grand Theft Auto.

Shërbimet transmetuese

Shërbimet më të famshme transmetuese për adoleshentët janë YouTube, Netflix, Spotify dhe Hulu.

/entrepreneur.com.al