Këto 6 Mjete Dëshmojnë se Teknologjia në Zyrë më në Fund po Bëhet Interesante

Teknologjia e sotme po e bën të lehtë që të punoni nga e gjithë bota. Varësisht se a është në zyrën tuaj në shtëpi, një dhomë hoteli apo në aeroplan, ne kemi zbuluar gjashtë mjete të reja të teknologjisë për të përmirësuar zyrën tuaj. Shikoni këto mjete interesante të teknologjisë.

Wipebook Pro

Sigurisht, ju mund të shkruani ide në telefonin tuaj të mençur gjatë gjithë ditës,por për shumë mendje, asgjë nuk e mund dërrasën e bardhë të vjetër. Ky verzion i transferueshëm është i maskuar në mënyrë të zgjuar si fletore, e cila jep mundësi për mendime në trene, aeroplane dhe në kafiteri, pa pasur nevojë të rezervoni një dhomë konferencash (45$; wipebook.com)

Polymail Pro

Shumë aplikacione të emaileve janë të ndërtuara më shumë për këmbime rastësore se sa për nxitjen e produktivitetit. Karakteristikat e Polymail, përfshijnë një varg të gjërë të shabllonëve, duke i japur mundësi përdoruesve të caktojnë dhe të gjurmojnë emailet dhe gjithashtu të monitorojnë mesazhet përmes një hapësire gjithmonë aktive. ($9 muaji; polymail.io)

Soraa Helia Smartlights

Përdorni dritën për të menaxhuar produktivitetin tuaj! Këto drita të bardha LED automatikisht rregullojnë ndriçimin e tyre gjithë ditën. Ato ju mbajnë vigjilentë në punë por me delikatesë largojnë dritën e kaltër ( e cila pengon hormonin e gjumit melatoninën) afër kohës së gjumit. Më falni; ato nuk mund të zvogëlojnë ekranin tuaj të mbushur me ngjyrë të kaltër, kjo varet nga ju. ($50; helia.com)

Google Jamboard

Dërrasa e bardhë e vjetër është transformuar. Ky ekran i madh, i lidhur me cloud 4K funksionon si një dërrasë e bardhë, me punonjësit gjithkund të jenë në gjendje të vendosin fotografi në të. Ruajtja e ideve është një gjë shumë e lehtë. Dhe vjen me marker dhe gomë, sepse disa gjëra nuk kanë dalë kurrë nga moda. ($6,000;google.com)

Roku Hotel and Dorm Connect

Televizorë të Hotelit: Të mira për të shikuar gjëra argëtuese, jo aq të mira për programe të vlefshme. Linja e re e Roku e ka rregulluar atë. Ajo transmeton Netflix, Hulu dhe HBO në Televizor, e supozuar të tejkalojë rrjetet e wireless të hoteleve të cilat shpesh pengojnë mjetet e tjera. ($130; roku.com)

Shyp Price Comparison Service

Kur përdorni aplikacionin Shyp, një njeri vjen dhe merr gjithçka që doni të dërgoni, pastaj e fut në kuti dhe e dërgon ku të doni. Karakteristikat e reja e bëjnë Shyp të dobishëm për biznese. Përdoruesit mund të ngarkojnë shumë adresa, të printojnë ato dhe të hyjnë në një panel në faqe për t’a gjurmuar të gjithë atë.

/entrepreneur.com.al