Keni Staf të Ri? 10 Mënyra se si t’i Mirëprisni ata dhe t’i Bëni Produktiv

Hyrja në një ekip mund të jetë e vështirë. Kështu që ne pyetëm 10 ndërmarrës: Si i mirëprisni punonjësit e ri dhe si i bëni ata pjesë të kulturës tuaj?

  1. MUNDIMI PËR GJËRAT E VOGLA. ‘’Kur dikush është i ri në ekip, gjërat e vogla mund të jenë më irritueset. Për këtë ne i mbulojmë ata, u tregojmë si të thërrasin një linjë të jashtme, si të përdorin kopjuesin e fotografive, vendet më të mira për të ngrënë drekë dhe se ku janë tualetet. Ne u tregojmë atyre aparatin e kafesë..dhe se si t’a rimbushin atë’’.-Morag Barret, themelues dhe kryeshef ekzekutiv, SkyeTeeam, Broomfield, Colo.

2. BASHKIMI  ‘’Ne i ndihmojmë punonjësit e ri të identifikojnë anëtarët e ekipit me përvojën që ata duhet t’a mësojnë. Këshillimi mund t’i bëjë punonjësit më konkurrues. Këshillimi më i suksesshëm ndodh kur dy njerëz kanë dijenë për të ndarë. ‘’Ne e shohim ‘këshillimin e ndryshuar’, ku punonjësit me më pak përvojë këshillohen për një aftësi që ata posedojnë dhe që është përfituese për biznesin’’.- Avi Singer, themelues, Shared.me, Neë York

3. PËRFSHINI PARTNERËT. ‘’Para se punonjësi i ri të arrijë, dërgoni një shënim atij. Kjo ndërton lidhje emocionale dhe e bën atë të ndihet i lidhur dhe i përfshirë’’.Dr.Linda Sharkey, bashkëautore, The Future-Proof Workplace, Wilmington, N.C.

4. BËNI TAKIME DREKE. ‘’Dita e parë mund te jetë unike. Sikur në kampin veror, më pëlqen të zbatoj sistemin e besimit shoqëror. Për t’i fuqizuar punonjësit e ri që të kenë sukses, unë shpesh kërkoj që ata të kenë një takim dreke ditën e parë, me dikë me të cilin punojnë, ose me disa njerëz nga skuadra, të cilët mund t’a shëtisin atë’’.- Helena Cawley, bashkëthemeluese, Uplift Studios; dhe kryeshefe ekzekutive/themeluese, SweatStyle, New York

5. BËNI ATA QË TË LËVIZIN. ‘’Ne dërgojmë të gjithë në fushë një ditë gjatë javës së tyre të parë që të shohin biznesin direkt. Askush nuk është lart duke i ndotur duart, dhe nëse kthehen të pa lumtur, ata mund të mos përshtaten mirë. Duke folur me konsumatorë të vërtetë i bën ata të kuptojnë nevojat e atij personi më mirë përmes telefonit’’.- Garrett O’Shea, drejtor, PockitShip, Falls Church, Va.

6. DËSHMOJUNI, MOS U TREGONI. ‘’Për shkak se nuancat e modeleve të biznesit dhe strategjitë mund të jenë pika ndryshimi, duke iu treguar punonjësve një video të shkurtër për t’iu dhënë atyre njohuri ‘’të brendshme’’ i ndihmon ata të kontribuojnë më shpejt. Në më pak se 10 minuta, ne mbulojmë pamjen e tregut, segmentet e konsumatorëve, pozicionimin, propozimin e vlerave, dhe se si ata reflektojnë ndaj vlerave të kompanisë’’.-Ted Frank, strateg i storieve, Backstories Studio, Burlingame, Calif.

7. BËHUNI TË SHOQËRUESHËM. ‘’Ne e bëjmë përvojën më argëtuese dhe më të ngrohtë duke ngrënë drekë me anëtarët javën e parë, me grupet e lojërave të ‘’Çmimit të Duhur’’ për t’i bërë ata të njohin produktet, për të bashkuar ekipin përmes volejbollit dhe SoulCycle. Ne i mirëpresim anëtarët e ekipit me krahë të hapur, e cila rezulton në punësim afat-gjatë.’’ Morris Panner, kryeshef ekzekutiv, Ambra Health, New York

8. OFROJUNI KAFE. ‘’Kur punësojmë dikë të ri, ata marrin një kartelë dhuratë për një dyqan kafeje lokale të cilat përdoren për të qerasur të gjithë anëtarët e ekipit me kafe. Ata mund të flasin për punë, ose jo. Në këtë mënyrë të gjithë njohin njëri tjetrin, e cila e bën ambientin e punës më bashkëpunues, më produktiv dhe më argëtues.’’Kesley Doorey, themelues dhe kryeshef ekzekutiv, Vow To Be Chic, Los Angeles

9. JEPUNI FJALËN. ‘’Ne kemi një takim të quajtur 404 çdo të enjte në 4:04 pasdite. Çdo punonjës ka rastin të drejtojë programin: ata furnizohen me ushqim, pije, dhe një lojë akullthyese për të lidhur skuadrën. Një punonjës i ri në mënyrë tipike bën një prezentim të analizave konkurruese në këtë takim, duke iu japur mundësi të kuptojnë tregun shpejtë. Gjithashtu shërben edhe si rifreskim për pjesën tjetër të ekipit’’.- Lizzy Ellingson, bashkëthemeluese, Blueprint Registry, Seattle

10. BËNI FESTA NË LARGËSI. ‘’Ne kemi dëshirë të kemi një ceremoni të mirëseardhjes virtuale në dhomën tonë të bisedës së Slack. Menaxheri i punësimit prezanton punonjësin e ri, me një fakt argëtues për të, dhe të gjithë të tjerët dërgojnë mesazhe mirëseardhëse, figura dhe GIF’’.- Mall Caywood, bashkëthemelues, TransitScreen, Washington, D.C.

/entrepreneur.com.al