Jeff Bezos do të Shesë 1 milardë dollarë të Aksioneve të Amazon në Vit për të Financuar Blue Origin

Udhëtimi në hapësirë nuk është një gjë e lehtë, dhe vjen me një çmim. Vetëm pyesni themeluesin dhe kryeshefin ekzekutiv, pronarin e Washington Post dhe themeluesin e kompanisë së hapësirës Blue Origin, Jeff Bezos.

Në konferencën e  Space Symposium të Mërkurën, Bezos zbuloi se ai po shet 1 miliardë të aksioneve të Amazon në vit për të financuar Blue Origin. Me 80.9 milion shpërndarje dhe 16.95 përqind të aksioneve në kompani, Bezos është aksioneri më i madh i Amazon, raporton Reuters.

Për të mbajtur premtimin e tij të financimit, themeluesi i Amazon do t’i duhet të shesë më shumë se 1 milion të atyre aksioneve në vit.

Edhe pse për Bezos, këto janë pothuajse disa monedha për të, gjatë dy viteve të fundit, aksionet e Amazon janë trefishuar dhe me një kapacitet të tregut të 439.8 milion dollarë në ditët e sotme, kompania është më e vlefshme se Walmart, Target, Costco, Macy’s dhe Kohl’s të kombinuara.

Me SpaceX të Elon Musk dhe Virgin Galactic të Richard Branson, konkurrenca është e lartë për ndërmarrësit dhe udhëheqësit në garën e financuar privatisht të hapësirës, secili duke kërkuar të krijojë avionë të ripërdoruar dhe të fillojnë të promovojnë jetën larg Tokës.

Qëllimi i Bezos për Blue Origin është të ofrojë pagesën e udhëtimit 11 minutësh të pasagjerëve në hapësirë. Dhe, ‘’në fund, plani është që Blue Origin të bëhet përfituese, ndërmarrje e qëndrueshme, me një qëllim afat-gjatë për të zvogëluar shpenzimet e udhëtimeve në hapësirë që miliona njerëz të mund të punojnë dhe të jetojnë larg Tokës’’, tha Bezos.

Edhe pse biletat nuk janë ende në shitje, kompania do mund të fillonte të ofronte udhëtime me gjashtë pasagjerë në kapsulën New Shepherd nga viti i ardhshëm. Fotografitë e raketës u zbuluan javën e kaluar, dhe për një biletë 300,000 dollarëshe ju keni mundësinë të shijoni një udhëtim në hapësirën e jashtme. Me ulëse të shtrira dhe dritare të mëdha të hapura, the New Shepherd mund të mbajë njerëzit 100 milje mbi Tokë për të përjetuar disa minuta me pamje të mrekullueshme të lakimeve të Tokës. Projekti i tanishëm përfshin zhvillimin e lansimit të sistemit New Glenn, i cili do të kushtojë 2.5 miliardë dollarë.

/entrepreneur.com.al