Gjermania ofron mbështetje për sipërmarrësit e rinj shqiptar që zhvillojnë ide inovative

Qeveria gjermane ka rritur më tej mbështetjen financiare ndaj Shqipërisë duke shtuar një fond tjetër prej 6 milionë €.

Ambasadorja gjermane Susanne Schütz e njoftoi këtë mbështetje shtesë me zëvëndëskryeministrin shqiptar Z. Niko Peleshi.  “

Për Qeverinë Federale është e rëndësishme të krijohen perspektiva të zhvillimit profesional, veçanërisht për të rinjtë“, u shpreh Ambasadorja Schütz.

Me këto fonde shtesë do të financohen ndër të tjera projekte trajnimi dhe kualifikimi pranë shkollës profesionale të Kamzës si dhe trajnime për aplikime të ndryshme, oferta konsulence profesionale dhe praktika pranë sipërmarrjeve private. Veç kësaj synohet të mbështeten sipërmarrës të rinj, të cilët zhvillojnë ide inovative biznesi.

“Tashmë, janë miratuar nga Qeveria dhe ratifikuar në Parlament edhe 13 marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit me Gjermaninë duke aktivizuar 31 milionë € grant dhe 37 milionë € kredi” – u shpreh Zëvendëskryeministri, Z. Niko Peleshi.

Gjermania angazhohet në mënyra të shumta për të krijuar bashkarisht me qeverinë shqiptare perspektiva për të ardhmen në vend. Që prej një gjysmë viti ekziston zyra gjermane e informimit rreth çështjeve të migrimit, formimit profesional dhe karrierës (DIMAK), e cila mbështet personat në kërkim të një vendi pune për të patur akses në tregun shqiptar të  punës, sikurse edhe informon rreth mundësive të ligjshme të emigrimit drejt Gjermanisë. DIMAK do të marrë edhe 600.000 € për të zgjeruar veprimtarinë e saj dhe për ta ofruar atë edhe jashtë Tiranës.

Gjermania është donatori më i madh bilateral për Shqipërinë për sa i përket bashkëpunimit ekonomik dhe në vitet 2017 e 2018 do ta mbështesë atë me gjithsej  100 milionë €.

/businessmag.al

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj