Fytyra e Warren Buffett do të jetë në Coca-Cola-t e Qershisë në Kinë

Coca-Cola prezantoi shijen e saj të qershisë në tregun Kinez më 10 Mars, por: kanaçet e saj janë të stolisura me fytyrën e miliarderit Warren Buffett.

Nga investitorët ambicioz ne njerëzit e përditshëm, fama e Buffett në Kinë është e madhe dhe Coca-Cola po përdor atë në të mirën e saj. Jo vetëm se Kina është e mbushur me admirues të Buffett, por kompania e tij Berkshire-Hathaway Inc. është investitori më i madh i Coca-Cola’s, me 9.3 përqind aksione me vlerë 17 miliardë dollarë.

Jo vetëm kjo, por pëlqyeshmëria e njohur e Buffett për këtë pije me sheqer e bën atë përfaqësues të Coca-Cola’s.  Aksioneri pa turp e pranon se pi përafërsisht pesë kanaçe të Coca-Cola’s në ditë. ‘’Unë jam një çerek me Coca-Cola’’, tha ai gjatë një interviste me Fortune.

Në takimin e tij vjetor vitin e kaluar, Buffett deklaroi, ‘’Nuk kam parë dëshmi të cilat më bindin se do të mbush 100 vite nëse i zëvendësoj ato me ujë dhe brokoli’’.

Këto kanaçe janë në dispozicion vetëm për një kohë të kufizuar, por furnizimet vazhdojnë.

/entrepreneur.com.al