Ellen DeGeneres nuk do ia Dorëzojë Kurorën e Saj të Twitter 16 Vjeçarit Admirues të Kofshëve të Pulës pa Luftuar

Ajo që filloi si një sfidë qesharake në mes të Wendy dhe admiruesit 16 vjeçar të kofshëve të pulës Carter Wilkerson ka kaluar në një rivalitet në Twitter, pa përmendur mediat e shumta që kanë shkruajtur për të.

Njerëzit e zakonshëm, të famshmit dhe markat po ndjekin maratonën e Twitter, për shkak se nuk ka të bëjë ende vetem me kofshët e pulës. Me 2.8 milion ripostime, Wilkerson është në rrugë për të pasur postimin më të ripostuar të të gjitha kohërave..dhe për momentin mbajtësja e rekordit nuk është e lumtur për këtë.

Kurora e momentit i takon të këndshmes Ellen DeGeneres, ‘’selfie’’ e Oscars 2014 e të cilës mblodhi më shumë se 3.3 milion ripostime. Edhe pse DeGeneres ka dëshirë që Wilkerson të fitojë vitin e tij falas të kofshëve të pulës, ajo nuk ndihet mirë që po humbet titullin e saj të thyerjes së rekordit.

Mirëpo, DeGeneres është gati të bëjë kompromis me një zgjidhje që i përshtatet asaj. ‘’Unë sfidoj të gjithë që ripostojnë postimin e Carter gjithashtu të ripostojnë edhe ‘’selfie-n’’ time të Oscars’’, tha DeGeneres. ‘’Në këtë mënyrë mund të mbaj titullin tim, dhe ai të arrijë qëllimin e tij’’.

Nëse kjo ndodh, Degeneres mund të mbajë titullin e saj dhe të ndihmojë dikë tjetër të realizojë ëndrrën e tij. Ajo gjithashtu do të dhurojë një Televizor me ekran të sheshtë dhe një vit të brendshme falas të markës Ellen, nëse ai (dhe ajo ) arrijnë 18 milion ripostime.

Më vjen keq Ellen, por kjo nuk do të jetë e lehtë: Wendy ka shtuar edhe një tjetër nxitje për këtë fitore, duke premtuar që do të dhurojë 100,000 dollarë për bamirësi.

/entrepreneur.com.al