Cili Është Dallimi në Mes të Bordit Këshillimor dhe Bordit të Drejtorëve?

E di se shumë ndërmarrës janë të hutuar nga dallimi në mes të bordit këshillimor  dhe atij të drejtorëve.

Kështu që, për t’a shpjeguar në një fjali: bordet këshillimore janë vullnetare dhe nuk kanë përgjegjësi besimi. Unë rekomandoj një të tillë për çdo biznes fillestar që fillon nga e para, para se të fillojë një iniciativë investuese. Ky bord është një  test i mirë për bordet e drejtorëve të kërkuara më vonë, kur dalin në publik ose për shkak të interesave të investitorëve të ndërmarrjeve kapitaliste, dhe mund të ju japin shumë këshilla.

Për të dyja bordet, anëtarët duhet të zgjedhen individualisht për aftësinë e tyre që në mënyrë të pavarur të shtojnë vlera në ekspertizë dhe përvojë të ekipit menaxhues, pa obligim ose qëllim për të shtuar peshë në pikëpamjet e brendshme. Detajet e këtyre janë të skicuara në The Board Book, libri klasik i shkruar nga ekspertja e bordeve dhe themeluesja e The Board Institute, Susan F. Shultz.

Shultz ofron një numër konsiderimesh të cilat ua rekomandoj të gjithë ndërmarrësve që të vendosin se kur dhe si të krijojnë bordin i cili ka vlerën më të madhe për një kryeshef ekzekutiv dhe një biznes specifik. Këto konsiderime përfshijnë të mëposhtmet:

  1. A jeni duke kërkuar këshilla apo një shef? Shumë themelues dhe kryeshefë ekzekutivë nuk janë vullnetarë në rregullimin e një bordi formal të drejtorëve vetëm nëse po provojnë të tërheqin një investitor të madh, po përgatiten për një ofertë publike ose po planifikojnë një përvetësim. Si alternativë, çdo kryeshef ekzekutiv ka nevojë për një bord këshillimi për t’i ndihmuar ata të rriten, të cilin ata mund t’a injorojnë ose t’a pushojnë sipas dëshirës.
  2. Sa jeni të gatshëm të shpenzoni në bordin tuaj?

Anëtarët e Bordit Këshillimor shpesh shërbejnë për një pagesë të vogël, ose për një përqindëshin e kapitalit, ndërsa drejtorët edhe për një kompani të vogël presin  të paktën një pagesë pesë shifrore plus shpenzimet e takimit. Gjithashtu, ju duhet të dini se do ju duhet shumë kohë për të mbajtur një bord drejtorësh.

  1. Çfarë roli dëshironi në zgjedhjen e anëtarëve të bordit? Anëtarët e bordit të drejtorëve duhet të jenë të zgjedhur formalisht nga votat e aksionerëve për një afat të caktuar. Dukshëm, një kryeshef ekzekutiv mund të rekomandojë drejtorët, por kryeshefët ekzekutivë direkt zgjedhin këshilluesit, dhe ata zëvendësohen kur interesat dhe nevojat ndryshojnë. Ligjërisht, drejtorët janë të përgjegjshëm për udhëheqjen e korporatës.
  2. A prisni përfshirje në operime të kompanisë?

Anëtarët e bordit këshillimor rrallë përfshihen në role operative dhe në çështje strategjike, ndërsa drejtorët specifikë shpesh kalojnë shumë kohë në pagesa ekzekutuese, në procese për të kënaqur kërkesat rregullatore, vlerësimet e buxhetit, propozimet e aksioneve dhe ndryshime të mëdha të politikave.

  1. Me sa anëtarë të bordit keni nevojë të punoni? Bordi i drejtorëve shpesh duhet të përfaqësojë të gjithë pjesën përbërëse, kështu që shpesh rritet në 10 ose 20 anëtarë, edhe pse unë rekomandoj t’i mbani numrat e ndryshëm ( për të eleminuar lidhjet e votave) dhe më pak se 10. Për bordet këshillimore, rekomandoj tre deri në pesë maksimumi për të kufizuar shpenzimet dhe kohën e kaluar.

Sfida është që të shmangni gabimet të cilat mund të kompromentojnë çdo bord, këshillimor ose formal, në pavarësinë e tij, efikasitetin dhe në biznes. Shultz diskuton shumë prej këtyre, por këtu janë më të zakonshmet në përvojën time:

  • Dështimi për t’u fokusuar në mënyrë strategjike në vend të mënyrës taktike. Shumë aksionerë mendojnë vetëm për çerekun e ardhshëm, dhe shumë kryeshefë ekzekutivë brengosen për mbijetimin afatshkurtër. Për shkak se bordet janë një funksion i të dyjave, është e vështirë të gjesh borde të cilat janë të gatshme të mbajnë fokus proaktiv në strategji. Ata duhet të ju tregojnë çfarë keni nevojë të dëgjoni, jo atë që doni të dëgjoni.
  • Shumë anëtarë të brendshëm, shokë dhe familje. Të brendshmit do ju tregojnë ato që dëshironi të dëgjoni. Besnikëria dhe ndjeshmëria e tyre për të radhitur paragjykimet i bëjnë diskutimet e hapura të vështira, dhe udhëheqja vendos shumë situata ku drejtorët ose punojnë për favore nga njëri tjetri ose punojnë kundër njëri tjetrit për shkak të problemeve jashtë biznesit.
  • Mungesa e përfshirjes dhe udhëheqjes nga Kryeshefi Ekzekutiv. Edhe me të gjithë njerëzit e duhur në bord, është kryeshefi ekzekutiv ai që rregullon kulturën, drejton fokusin dhe bën ndryshimin. Kryeshefët më të mirë ekzekutivë balancojnë fokusin në mes të strategjisë dhe çështjeve të momentit. Ata qëndrojnë në kontakt, ofrojnë informata dhe japin rekomandime të bordit.

Çdo ndërmarrës dhe çdo biznes ka nevojë për të paktën disa këshillues të jashtëm, nëse jo bord formal të drejtorëve. Si investitor, unë gjykoj gatishmërinë e investimet nga prezenca ose mungesa e bordit, nga marrëdhënia e kryeshefit ekzekutiv me to dhe nga cilësia e këshilluesve. Është një burim të cilin nuk mund t’a injoroni nëse keni për qëllim të qëndroni konkurrues në ditët e sotme.

/entrepreneur.com.al