Çfarë Mund të Mësoni nga Sfida e Guximshme e Medias Sociale të Wendy’s

2017 ka qenë viti i famshëm i Wendy’s në media sociale, dhe me një sfidë të fundit në Twitter me një admirues, popullariteti i saj vazhdon të rritet.

Më 5 Prill, 16 vjeçari nga Nevada Carter Wilkerson bëri një tweet në zingjirin e ushqimit të shpejtë, duke pyetur ‘’sa ripostime duhet t’i bëj që të kem një vit falas kofshë pule’’?

Në mënyrë tipike, ju do të prisnit që një kompani si Wendy’s të mos përgjigjet në pyetje të këtilla. Mirëpo, media sociale e Wendy’s vazhdon të na befasojë, dhe shpejtë dhe në mënyrë të zgjuar iu përgjigj Wilkerson me një sfidë: ‘’18 milion’’.

Wilkerson pranoi sfidën. Dhe befasisht, është përhapur me të madhe. Duke filluar fushatën e tij në Twitter, #nuggsforcarter, Wilkerson ka fituar shumë ndjekës dhe është në rrugë të vendosë një rekord të ri të postimit më të ripostuar të të gjitha kohërave, me 2.7 milion ripostime. Selfie e Ellen DeGeneres në Oscar për momentin mban titullin si postimi më i ripostuar në 3.2 milion.

Nga përgjigje të guximshme për të bërë shaka me McDonald’s në media sociale, Wendy’s ka vendosur veten në qendër të mediave sociale disa herë këtë vit. I pyetur për këtë ton rebelues, një zëdhënës ndau me Entrepreneur, ‘’Ne e shohim veten si sfidues me sharm, që të mund të përfitojmë nga mundësitë të angazhojmë admiruesit tanë në mënyra të ndryshme nga konkurrentët tanë’’.

Deri më tani, po ka sukses. Pra varësisht se a udhëhiqni një biznes  të vogël apo një korporatë të madhe, keni shumë për të mësuar nga ky zingjir i ushqimeve të shpejta.

‘’Përgjigjet që marrim nga markat të cilat janë shumë ‘’korporative’’ janë dëmtuese të mëdha në ndërtimin e marrëdhënieve domethënëse me gjeneratat e reja. Ne duam të flasim me një shok, jo me një robot’’, thotë AJ Agrawal, kryeshefi ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i aplikacionit Alumnify. ‘’Një vit me kofsha pule falas ishte një vendim i cili u mor shpejtë dhe me vendosmëri. Kushdo që ishte përgjegjës kishte autoritetin për t’a bërë këtë. Besimi ishte mbështetja e këtij veprimi’’.

Markat nuk mund të nënvlerësojnë fuqinë e medias sociale, ajo na lidh neve. ‘’Ose duhet t’a pranoni atë ose t’a lejoni të ju gëlltitë’’, thotë ndërmarrësi dhe autori R.L. Adams. ‘’Nëse menaxheri i medias sociale të Wendy nuk do të kishte rrezikuar dhe të jepte një numër konkret dhe të caktuar, nuk do të ishte kjo sfidë apo garë. Duke marrë në konsideratë se interneti pothuajse gjithmonë është i gatshëm për përkrahje, menaxheri i medias sociale e shfrytëzoi këtë duke përfaqësuar një qëllim të vërtetë’’.

/entrepreneur.com.al