Çfarë Mund të ju Mësojë Puna e Re ‘Snaplikacione’ e McDonald’s të Australisë për Prezantimin

Cila është platforma më e mirë për arritjen e një audience më të re? Snapchat. Të paktën kjo është ajo që mendon McDonald.

Sot, në përpjekje për të shtuar më shumë njerëz të ri në fuqinë e saj punëtore, McDonald e Australisë lansoi ‘’Snaplikacionet’’. Përdoruesit e Snapcaht mund të aplikojnë për punë përmes këtij aplikacioni social.

Përmes një teme të McDonald, një përdorues mund të shohë veten me uniformë të McDonald, dhe në një Snap 10 sekondësh, aplikuesi duhet të dërgojë rezymenë e tij dhe të tregojë pse duhet të punësohet. Pasi dërgon Snaplikacionin tek llogaria e McDonald në Australi, @maccas, aplikuesi pranon një link i cili dërgon në faqen e kompanisë për të përfunduar procesin.

McDonald po vendos presion në prezantimin e saj përmes këtij procesi të aplikimit. ‘’Kur ne vlerësojmë mundësinë që ata të vijnë dhe t’i bashkohen bazës tonë me skuadër prej 100,000 personash, ne me të vërtetë kërkojmë qëndrim dhe entuziazëm. Mendoj se brenda 10 sekondave, mund t’a zbulojmë atë’’, drejtori digjital i McDonald të Australisë Mark Wheeler i tha Mashable.

Varësisht se a është kjo përpjekje e McDonald për të krijuar një proces punësimi të modës dhe në kërkim të të rinjve, mëson diçka të vlefshme, rëndësinë që gjithmonë të keni një prezantim të gatshëm. Duke qenë në gjendje të përshkruani veten dhe arritjet tuaja në një mënyrë e cila tregon personalitetin tuaj dhe e bind dikë që të ju marrë në konsideratë, brenda 10 sekondave, është një aftësi që të gjithë duhet t’a zhvillojnë, veçanërisht ndërmarrësit.

Ja çfarë mund të mësoni nga Snaplikacionet e McDonald:

  1. Dini saktësisht se çfarë keni për të ofruar.

Aftësia për të shpjeguar se çfarë vlera mud t’i ofroni një personi ose një kompanie është vitale në çdo prezantim, varësisht se a është Snaplikacioni ose një takim me një investitor potencial. Duke përmbledhur aftësitë tuaja, forcat tuaja dhe se si mund të jeni të dobishëm, ju do të portretizoni veten si një kandidat atraktiv shpejt dhe në mënyrë efikase.

  1. Mos u frikësoni të tregoni personalitetin tuaj.

Askush nuk do të punësojë ose të investojë në dikë të cilin nuk e pëlqejnë. Nëse nuk mund të jeni vetvetja dhe të tregoni personalitetin tuaj gjatë një prezantimi të shpejtë, nuk do të dalloheni nga të tjerët, dhe do ju duhet t’a harroni atë punë ose atë financim.

  1. Flisni sa më shkurtë.

Në një prezantim tipik, ju me shumë gjasa do të keni më shumë kohë se sa 10 sekonda, por ndoshta edhe jo. Sigurohuni që prezantimi juaj është i shkurtër dhe tregon qëllimin. Merrni në konsideratë një prezantim me një fjali në rast se e shihni veten të kufizuar nga disa sekonda.

/entrepreneur.om.al