Amazon i Gjermanisë Dëshiron që Punonjësit të Përdorin më Pak Ditët e Pushimit kur Janë të Sëmurë për Të Fituar më Shumë

Ne dëgjojmë shpesh që kompanitë fokusohen në mirëqenien e punonjësve të tyre duke ofruar politika më liberale dhe pako përfitimi, veçanërisht kur është fjala për marka të mëdha si Apple, Google dhe Amazon.

Mirëpo, Amazon në Gjermani po merr një qasje tjetër për pagesën e ditëve kur punonjësit janë të sëmurë për punonjësit e magazinës. Ligji Gjerman kërkon që punonjësit të pranojnë pagë të plotë për çdo ditë që janë të sëmurë. Politika kontraverese e Amazon të Gjermanisë, e cila u vendos në qendrat Gjermane vitin e kaluar, ju jep punonjësve 6 deri në 10 përqind bonuse në rrogat e tyre mujore nëse ata përdorin më pak ditë të paguara kur janë të sëmurë. Tingëllon e mrekullueshme, apo jo? Epo, dilema është se punonjësit mund të arrijnë sasi më të larta të përfitimeve nëse kolegët e tyre gjithashtu zvogëlojnë ditët e tyre kur janë të sëmurë.

Anette Nachbar, një zëdhënës i Amazon të Gjermanisë, i tha Quartz, ‘’është një mjet i mirë për t’u siguruar që njerëzit të kërkojnë siguri më të lartë..Kështu që punonjësit të kujdesen për njëri tjetrin, që të mos ketë aksidente, ata po kujdesen për njëri tjetrin dhe në punën e tyre ditore njerëzit janë të kujdesshëm, që askush mos të lëndohet’’.

Fatkeqësisht, jo të gjithë po ndihen pozitivisht për këtë politikë. Disa thonë se i vendos punonjësit kundër njëri tjetrit dhe i inkurajon ata të vijnë në punë të sëmurë. Thomas Voss, përfaqësues i Verdi, i tha gazetës Gjermane Sueddeutsche Zeitung, ‘’Ne refuzojmë atë lloj të bonusit të shëndetit’’. Dhe Thomas Klebe, drejtori i Hugo Sinzheimer Institute për Ligjin e Punës, thotë se ai beson se politika ‘’mund të sfidohet nga gjykata e punës’’,i tha ai Quartz.

/enterpreneur.com.al