8 Kompani të Cilat Po Ndryshojnë Mënyrën se si Përdoret Makina e Mësimit

Ajo që dikur shihej vetëm në filmat fantastiko-shkencor tani është bërë realitet, dhe po pranohet në shumë industri dhe audienca. Inteligjenca artificiale dhe makinat e mësimit janë dy terme të cilat shihen në media pothuajse në bazë ditore. Shumë e më shumë kompani po përshtatin këtë teknologji për produktet dhe shërbimet e tyre, duke kuptuar vlerën domethenëse që shton në bashkëpunimin me audiencën e cila pret personalizim. Pas të gjithash, mënyra e vetme që një kompani të adresojë me mijëra konsumatorë është përmes një makine e cila proceson informatat në një mënyrë që asnjë njeri nuk është në gjendje të bëjë këtë.

Ka disa kompani të cilat po bëjnë hapa domethenës në përdorimin e makinave të mësimit, duke vendosur veten në majë të industrive të tyre. Mbani sytë në këto tetë kompani të pabesueshme këtë vit për të parë se si po inkorporojnë ata këtë teknologji:

  1. ChattyPeople

ChattyPeople është një bot i shërbimit të konsumatorëve të cilin mund ta përdorni me Facebook Messenger dhe me komentet në faqen tuaj të biznesit. Gjithashtu ofron një mënyrë për të dërguar promovime dhe çmime te konsumatorët dhe pranon të gjitha sistemet e mëdha të pagesave, duke përfshirë PayPal dhe Stripe. Mund të ndihmojë shumë biznese, duke përfshirë restaurantet dhe dyqanet e veshjeve, ofrojnë shërbim të mirë pa pasur nevojë të vendosni një qenie njerëzore për çdo bashkëveprim me konsumatorët.

  1. Skycatch

Skycatch, një udhëheqës i hershëm i makinave të mësimit, ndihmon kompanitë të mbledhin të dhëna për të rishkruar modelet e tyre të biznesit. Me dronë autonomë, teknologji ajrore dhe mjete të analizave, Skycatch fuqizon kompanitë solare, të agrikulturës dhe të ndërtimit të zvogëlojnë shpenzimet dhe të përmirësojnë sigurinë në punë.

  1. Botworx

Botworx është një platformë e inteligjencës artificiale e cila dërgon biseda autentike të cilat funksionojnë në të gjitha llojet e sistemeve të mesazheve të menjëhershme. Qëllimi është që konsumatorët tuaj të ndjehen se me të vërtetë është dikush aty për ta në vend se të përballen me përgjigje të automatizuara të cilat nuk kanë ndjeshmëri, të cilat mund të ndikojnë në përvojën e konsumatorëve. Rezultati është angazhimi i vërtetë me konsumatorët pa pasur nevojë të caktoni një person për këtë qëllim.

  1. POC Medical Systems

POC Medical ofron një zgjidhje të kujdesit. Pandora CDX e saj ofron një mënyrë për të hetuar substanca të kancerit të gjirit përmes përdorimit të një sistemi kompakt mikrofluid me një mekanizëm të lexueshëm e cila inkorporon teknologjinë e makinës së mësimit. Ka edhe aplikacione të tjera për zbulimin e llojeve të tjera të kancerit, sëmundjet infektuese dhe çrregullimet kardiovaskulare. Në përpjekje për të krijuar një sistem ekrani autonom dhe efikas, kompania ka qenë në gjendje të ofrojë një zgjidhje me çmim të ulët e cila bën hetimin e hershëm më të arritshëm për njerëzit, potencialisht duke shpëtuar shumë jetë.

  1. Descartes Labs

Descartes Lab përdor makinat e mësimit për t’i ndihmuar organizatat që të kuptojnë më mirë dhe të përashikojnë prodhimin e kulturave rreth botës për të përgatitur më mirë sasinë e ushqimit të nevojshëm për të shmangur mungesat. Kjo makinë mësimi aplikohet në të dhënat satelitore për të ofruar këto njohuri. Shpresohet se kjo teknologji mund të ndihmojë industri të shumta si agrobizneset, sigurimin dhe financat, gjithashtu edhe agjensitë e qeverisë.

  1. Flint

Flint inkorporon makinën e mësimit në platformat e saj të kartave të kreditit për të lehtësuar disa nga detyrat më konsumuese të kohës të cilat bëjnë pjesë në aspektet e biznesit tuaj. Përfshin detyra të automatizuara si rikujtues të pagesave, pranime, oferta kuponi, zbritje dhe më shumë. Tiparet e saj të sigurisë së pagesës qëndrojnë në krye të çdo aktiviteti të dyshimtë dhe zbulojnë çfarëdo modeli të dyshimtë në transaksione.

  1. TrademarkVision

TrademarkVision përdor teknologjinë e makinave të mësimit në mjetet e saj të njohjes së imazheve për të vendosur se a është një logo e re e kompanisë e pranueshme apo shkel ndonjë logo tashmë ekzistuese. Ajo që dikur ishte konsumuese e madhe e kohës, dhe jo gjithmonë një proces i saktë, është tanimë një proces i shpejtë dhe efikas dhe tashmë zyrat e Unionit Europian përdorin këtë sistem.

  1. Fanuc

Fanuc është një kompani Japoneze e cila prodhon robotë për fabrika. Mirëpo, këta nuk janë vetëm robotë të thjeshtë. Këta robotë mund të mësojnë aftësi të reja për punë. Përdorimi i algoritmave të makinës së mësimit, këta robotë kanë inteligjencë artificiale e cila u jep atyre mundësi të mësojnë përderisa punojnë dhe përfundojnë detyra të reja me 90 përqind saktësi.

Këto janë vetëm disa prej projekteve të makinave të mësimit në punë. E ardhmja ka arritur dhe po ndryshon mënyrën si punojmë, duke ofruar mënyra të reja për të ndarë botën me teknologji.

Serenity Gibbons

Përkrahëse e të drejtave të barabarta, Promovon kompani të mrekullueshme rreth globit

Serenity Gibbos është ish asistente e redaksisë së Wall Street Journal dhe New York University e cila jeton në Kaliforni. Ajo është udhëheqësja e NAACP në Kalifroninë Veriore me një mision për të siguruar barazinë e të drejtave politike, edukative, shoqërore dhe ekonomike të të gjithë personave dhe për të eleminuar diskriminimin racor. Ajo pëlqen të shkruajë dhe të intervistojë njerëzit të cilët po bëjnë ndryshim në botë.

/enterpreneur.com.al