3 Taktika të Thjeshta se si të Përfundoni Javën tuaj të Punës Herët

Në botën tonë me ritëm të shpejtë, nuk ka orë të mjaftushme në ditë për të përmbushur gjithçka që duhet. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ndërmarrësit të cilët rrallë mbajnë orë të rregullta të zyrës. Dhe si rezultat, programet tona kaotike mund të rrisin nivelin tonë të stresit dhe t’a bëjnë shumë të vështirë për ne  të kalojmë kohë me shokët dhe familjen.

Por ka mënyra për të shkurtuar javën e punës me disa ndërrime në programin tuaj. Përfundimi i javës tuaj të punës një ose dy ditë më herët mund të tingëllojë e pamundur, por nuk është kështu.

Këtu janë disa strategji të cilat mund t’iu ndihmojnë të rrisni produktivitetin dhe të përdorni kohën tuaj në mënyrë më të zgjuar.

  1. Dini prioritetet tuaja.

Jo të gjitha detyrat janë të barabarta. Ju mund të keni një listë të gjatë të gjërave që duhet të bëni çdo ditë të javës, por nëse nuk bëni dallime në mes të detyrave të cilat janë vitale për biznesin tuaj dhe atyre të cilat mund të presin, do të ndiheni si brejtës në rrotë, duke lëvizur vazhdimisht dhe duke mos arritur kurrë qëllimet tuaja.

Për të menaxhuar në mënyrë të duhur mbingarkesën tuaj të punës dhe për të parandaluar atë, mësoni se si të fshini ose ngarkoni. Me fjalë tjera, përpiloni një listë ‘’ndalo së bëri’’ e cila ndan detyrat e rëndësishme nga ato të cilat nuk kontribuojnë në suksesin e biznesit tuaj. Çdo orë që kaloni në detyra të rëndomta iu largon nga ato aktivitete të cilat keni dëshirë t’i bëni.

Mësoni të prioritizoni. Për të qenë udhëheqës efikas, fokusohuni në ato të cilat janë me rëndësi për biznesin tuaj në vend të atyre të cilat kërkojnë vëmendjen tuaj të menjëhershme. ‘’Prioritetet janë një zgjedhje në mes dy të mirash, të cilat duhet të përfundohen, por në radhë të duhur’’, tha Peter deMarco, themelues i Priority Thinking.

Nëse nuk keni një asistent administrativ, mendoni rreth punësimit të një asistenti virtual që të iu ndihmojë të përmbushni detyrat të cilat nuk i pëlqeni. Kjo do iu lirojë që të fokusoheni në qëllimin e madh dhe t’i bëni gjërat që i bëni më së miri.

Përdorni rrugë alternative

Rrugët alternative, si shumë aplikacione dhe mjete të menaxhimit të kohës janë burime për t’u bërë më efikasë dhe më produktivë, të cilat mund të kursejnë kohën, veçanërisht kur është puna te detyrat e përsëritura si përgjigja ndaj emaileve ose menaxhimi i orarit dhe listave.

Bëni ndryshime të vogla në strategjinë tuaj ditore të punës dhe  do të kurseni kohë. Provoni të rezervoni të paktën gjysmë orë çdo ditë në detyrat rutinore, si hapja e emaileve dhe punës në media sociale pastaj kaloni pjesën tjetër të ditës tuaj duke punuar në projekte më të rëndësishme. Përshtateni atë gjysmë ore shtesë në programin tuaj ditor dhe në mënyrë domethënëse do të shkurtoni javën tuaj të punës.

Eleminoni hutimet

Nëse keni telefon të mençur ose punonjës, e  dini se hutimet janë të paevitueshme. Ju mund të humbisni fokusin shumë lehtë nëse nuk jeni të kujdesshëm. Përderisa kontrolloni emailin, shkoni në takime ose lexoni bloge çdo ditë mund të duket e parëndësishme në produktivitetin tuaj të përgjithshëm, e vërteta është se 10-15 minuta të hutimeve mund të shtohen shumë shpejtë.

Hutimet më të zakonshme janë emailet, dhe 33 përqind e ndërmarrësve pajtohen se emailet janë gjërat më hutuese në biznesin e tyre, raporton David Scarola, nënkryetari i The Alternative Board.  Sapo të lexoni një email, futeni në dosje, fshijeni ose përgjigjuni. Bëni pushime të planifikuara gjatë ditës për të kontrolluar emailet ose për të performuar detyra që nuk janë të lidhura me punën.

‘’Shumë shpesh, njerëzit hyjnë në biznes për liri’’, tha Robert Levin, themeluesi i New York Enterprise Report. ‘’Gjëja ironike është se ju humbisni atë liri kur hyni në biznes, sepse duhet të punoni për shumë orë’’.

Të punuarit me orë të gjata nuk është e detyrueshme. Është një zgjedhje. Përdorni këta  tre hapa për të shkurtuar javën tuaj dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj dhe gjithashtu edhe suksesin e kompanisë.

/entrepreneur.com.al