3 Mënyra të Thjeshta për t’u Siguruar se Fushata Juaj përmes Postës Direkte është Hapur

Mësoni tri gjëra të cilat mund t’i bëni për të rritur gjasat që fushata juaj të bëjë punën e rëndësishme të shesë produktin ose shërbimin tuaj.

Nganjëherë dërgimi i letrave në postë mund të duket sikur po i hidhni ato në një humnerë të madhe. Sapo të dalë nga duart tuaja, nuk keni më kontrollë në të. A do të shkojë te njerëzit apo do të përfundojë në zyrën e letrave? Njerëzit që do t’a pranojnë a do t’a lexojnë apo do të përfundojë në plehra?

Fatmirësisht, ka disa gjëra të thjeshta të cilat mund t’i bëni për të rritur gjasat se ato kanë arritur në vendin e duhur dhe janë hapur.

  1. Dërgoni Letrat Tuaja

Nuk ka rëndësi se sa të mira duken ato, se sa mirë janë të dizajnuara copat e shitjes, ose sa e ëmbël është oferta që keni. Nëse përdorni listën e gabuar të dërgimeve, letra juaj nuk do të shfaqet në derë. Elementi kyç i dërgimit të letrave është të siguroheni që filloni me një listë të saktë dhe të përmirësuar të cilën e keni marrë nga një burim i besueshëm.

25 në 30 përqind e letrave tuaja mund të përfundojnë të pa  dërguara nëse përdorni një listë të emrave gabim(adresa gabim, emra të vjetër të cilët janë zhvendosur etj). Njëri nga klientët e mi dërgoi një fushatë direkte përmes postës së klasit të parë, kështu që letrat e pa dërguara i ktheheshin. Ata e dinin se kishin zgjedhur listën e gabuar kur iu kthyen rreth 20 përqind të letrave. Merrni parasysh paratë e shpenzuara për shkak të gabimeve në këtë listë.

Të siguroheni se lista është mirë nuk siguron vetëm se fushata juaj do të dërgohet, por gjithashtu do të siguroheni se do të hapet nga audienca juaj e shënjestruar. Nëse lista juaj nuk shënjestron njerëzit të cilët kanë më  shumë gjasa për t’iu përgjigjur ofertës tuaj, mund të jetë e padobishme.

Hapni Letrat Tuaja

Para se letrat tuaja të arrijnë në duart e audiencës së shënjestruar, hapi juaj i radhës është që t’i hapni dhe t’i shikoni. Duhet të siguroheni se po përdorni formatin e duhur i cili do ju pëlqejë më së shumti kandidatëve. Çdo fushë e tregut ka cilësitë e veta dhe ju duhet ta gjeni dhe ta shfrytëzoni formatin i cili funksionon më së miri për ju.

Për shembull, supozoni se po shisni pajisje për dhimbje të nyjeve. Del se lloji më i suksesshëm i formatit që të hapet letra juaj është në stilin magalog. Në anën tjetër, nëse po reklamoni një produkt në bazë të informacionit ose keni për qëllim që ajo të shtyejë konsumatorët të blejnë online, do të keni rezultatet më të mira nëse përdorni një kartëpostale ose një fletore me katër faqe.

Pra, si t’a dini se çfarë formati duhet të përdorni? Gjeni se kush janë tregtarët më të suksesshëm në fushën tuaj dhe ndiqni ato që bëjnë ata. Ja se si:

  • Identifikoni kompaninë më të madhe të postës direkte në fushën tuaj dhe shikoni se çfarë po dërgojnë ata. Nëse nuk e dini se kush është postuesi më i madh, kontaktoni me një  komisioner të listave dhe pyesni ata se kush dërgon listat më të mëdha në tregun tuaj. Pastaj mund të marrësh një mostër se çfarë po postojnë ata.
  • Merrni mostra të pjesëve të tyre. Kjo është mënyra më e mirë për të zbuluar se sa shpesh postojnë ata dhe çfarë oferta bëjnë. Kur kërkoni të jeni në listën e tyre, mund të përdorni një emër më pak të njohur dhe një adresë shtëpie ose një PO Box, nëse ajo ju bën të ndiheni më rehat në kontaktin me konkurrencën.
  • Bëni kërkime për fushën tuaj në SRDS. Nëse nuk mund të gjeni këtë libër rekomandimi në biblotekën tuaj lokale, kërkojeni ata dhe ata mund t’ua sjellin nga huazimet ndërbiblotekare.

Mbani Listën Tuaj të Pastër

Mos u mbështetni tërësisht në ofruesin e listës për t’iu dhënë një listë të pastër. Nëse po merrni lista nga disa burime, atëherë mund të ketë kopje, pra gjithmonë kujdesuni për procedurën e higjienës të atyre.

Nëse nuk pastroni listën mund të ndodhë postimi në adresa të gabuara, kode postale të gabuara, dhe emra duplikatë. Rreth 10 % deri 15% e çdo liste i ka këto. Kjo do të thotë se ju shumë lehtë mund të përfundoni duke u dërguar 1,500 emrave të cilët nuk do të përgjigjen nga një listë prej 10,000 emrave. Le të bëjmë matematikën: Nëse paguani 0.65 dollarë për printim dhe postim, ajo do ju kushtojë 975 dollarë të parave të humbura të cilat nuk do ju bëjnë aspak mirë.

Nëse nuk pastroni listën tuaj, mund të siguroheni se do të keni plot prej tyre  të cilat nuk do të dërgohen. Kjo gjë shpenzon paratë tuaja, shkatërron përqindjen e dërgesave, dhe zvogëlon numrin e porosive që do të pranoni.

Mos flakni paratë e juaja tutje dhe të rrezikoni rezultatet e fushatave tuaja direkte. Ndiqni këto tri sugjerime të thjeshta, dhe letrat tuaja do të jenë shumë më të suksesshme.

/entrepreneur.com.al