10 Makinat më Përçarëse të Industrisë së Makinave që nga Modeli T

Ngjarja Ndërkombëtare e Makinave në New York së pari u hap në vitin 1900, dhe që nga atëherë ka qenë një prej ngjarjeve më të rëndësishme në industrinë e makinave. Ikonat Amerikane Dodge, Ford dhe Chevy tregojnë idetë dhe dizajnet e tyre të reja së bashku me markat ndërkombëtare si Toyota, Volkswagen dhe Porsche. Për vitin 2017, shfaqja hapet sot më 14 Prill dhe vazhdon deri të Dielen më 23 Prill.

Por, a do të ketë ndonjëra prej makinave këtë vit ndikim si makinat në këtë listë? Shikoni 10 makinat më të rëndësishme dhe ndikuese në shekullin e kaluar.

 

Tatra 77: 1934 në 1935

Tatra 77 është makina më e vjetër dhe që është shitur më së paku, por është ende shumë ndikuese për dizajnin e saj aerodinamik, e cila ishte revolucionare në atë kohë. Mendoni për këtë: Tatra 77, e ndërtuar në vitin 1934, kishte koeficient më të ulët të tërheqjes(0.2455) se sa një Tesla Model S moderne(0.25).

Volkswagen Beetle: 1938 në 2003

Adolf Hitler kontratoi Ferdinand Porsche për të ndërtuar një makinë për njerëzit, një ‘’Volkswagen’’ në vitin 1934. Katër vite më vonë, origjinali Beetle debutoi, duke arritur shpejtësitë më të madhe në 62 milje në orë. Në vitin 1972, Beetle kaloi Modelin Ford T e cila ishte makina më e shitur, dhe mbajti atë titull për pothuajse dy dekada.

Ford F150: 1948 deri më sot

Nëse do të flisni për kamionçinat, duhet të flisni për Ford F150. Linja më e famshme e Ford nuk ka qenë vetëm më e shitura në Amerika për 40 vite . Gjithashtu u bë automjeti më i shitur ndonjëherë në vitin 1980 dhe mbajti atë titull deri në vitin 2012.

Jeep Wagoneer(SJ): 1962 në 1991

Njëra prej makinave më të mëdha dhe luksoze, Wagoneer ishte përpara kohës në shumë mënyra. Nuk ka dyshim se modeli qëndroi për pothuajse tri dekada me ndryshime minimale para se të zëvendësohej nga Jeep Grand Cherokee.

Porsche 911: 1963 deri më sot

Shikoni ndonjë film nga viti 1940, 50 dhe 60, dhe nuk do të shihni shumë makina të cilat duken se mund të dalin në rrugë sot. Porsche 911 është një përjashtim, dhe verzioni i vitit 2017 i makinës sportive Gjermane nuk duket ndryshe nga makina e debutuar në vitin 1963.

Toyota Corolla: 1966 deri më sot

Toyota Corolla ishte një prej makinave më të famshme nga prodhuesi Japonez, dhe ndihmoi në shpalljen e prezencës së shtetit në këtë industri në një mënyrë të madhe. Sot, me pothuajse 40 milion makina të shitura, Toyota Corolla është makina më e shitur ndonjëherë.

Chrysler Minivan (S): 1984 në 1990

Qeshni nëse dëshironi për dizajnin e tij që duket si blloka dhe me veshjen me dru, por minivani origjinal me derën rrëshqitëse ndihmoi në sjelljen e një lloji tërësisht të ri të automjetit.

Toyota Prius: 1997 deri më sot

Makina e parë e prodhuar me benzinë dhe elektricitet, Prius ka bërë valë të mëdha për 20 vite deri më tani.

Tesla Model S: 2012 deri më tani

Makina e parë elektrike Model S ka qenë makina më e shitur elektrike për dy vitet e fundit, dhe po revolucionizon mënyrën se si mendojmë për këtë industri.

Waymo makina vetë-vozitëse: së shpejti

Waymo na ka munduar me videot të vetë-vozitura për një kohë tani, por makina nuk është gati për prodhim në masë ende. Siç thamë, Waymo shfaqi një makinë vetë-vozitëse në ngjarjen e automobilëve në Detroit këtë Janar. Nëse jemi me fat, do të jetë gati të na tregojë diçka të re në New York.

/entrepreneur.com.al