Si të Fitoni Para nga një Emision me Zë

JA SE SI THEMELUESI I DEFACTO SOUND Dallas Taylor hap çdo episod të emisionit të tij: ‘’Nga Defacto Sound, ju po dëgjoni Twenty Thousand Hertz’’. Por ai frikësohet të flasë më shumë për kompaninë e tij. Po, ai do të dëshironte t’u tregonte dëgjuesve për studion e tij të cilën e posedon, e cila ka gjashtë punonjës dhe bën punën për dëshirën e Ford dhe Under Armour. ‘’ Në një botë të përsosur, do të mund të thoja, ‘’Hej, të gjithë, do të dëshiroja të jem i hapur me ju. Nëse njihni dikë të reklamave, dërgoni ata në Defacto Sound, sepse ata paguajnë për emisionin’’, thotë ai.

Por nuk e bën këtë, sepse e di se: Përmbajtjet më të mira të markës nuk kanë të bëjnë me markën. Për të promovuar një biznes në mënyrë të suksesshme, një emision duhet të jetë mospromovues. Dhe përvoja e tij dëshmon këtë gjë. Ai ka afër 200,000 dëgjues në një episodë dhe ka hyrë në top 10-shen e tabelës së iTunes.

Taylor fillimisht dëshironte diçka për t’iu lënë përshtypje klientëve, për t’iu treguar atyre se sa me kujdes studio e tij mendon për storiet dhe tingujt, kështu që ai krijoi Twenty Thousand Hertz si seri të cilat zbulojnë historinë e tingujve të njohur. I mori atij 10 muaj për t’a zhvilluar, tani i merr gjashtë javë për të bërë një episod ( ai prodhon disa në kohë dhe i publikon ato çdo dy javë), dhe i kushton shumë para. Ai shpenzoi 50,00 dollarë  në të vitin e kaluar, më së shumti duke paguar stafin e tij për kohën e tyre duke punuar në të, dhe planifikon të shpenzojë 100,00 mijë dollarë këtë vit. Por çdo episod hartohet për të arritur në një audiencë të re përtej bazës së tij të klientëve. Episodi i tij i parë ishte për zërin e Siri, për të zgjuar interes në audiencën e teknologjisë. E dyta, për tingullin e NBC, e cila ishte për dëgjues më të vjetër. E treta, tingulli për arktiketurën kompjuterike, për më të rinj. Dhe kështu me radhë.

Kjo strategji po i paguhet. Madhësia e audiencës u zmadhua menjëherë, falë një përmendje të hershme nga emisioni i famshëm 99% Invisible. (Ky nuk ishte fat. Taylor i dërgoi email prezantuesit të emisionit, Roman Mars, për t’i treguar se sa shumë e ka inspiruar Mars atë). Klientët ekzistues e pëlqyen atë, dhe klientët e ri potencialë e arritën atë. Por Taylor thotë se një nga përfitimet më të mëdha ka qenë i brendshëm: Stafi i tij zakonisht punon në projekte të ndara, por Twenty Thousand Hertz i bashkon ata për të debatuar, qeshur, dhe për të përmirësuar emisionin. ‘’ Ne e bëjmë këtë pothuajse si një familje në tavolinën e ngrënjes’’, thotë ai.

A do të krijojë emisioni biznes të mjaftueshëm për të kompensuar shpenzimet e tij? Taylor e pranon se nuk e di. Por një burim i papritur i të ardhurave mund t’a bëjë këtë të vlefshme. Markat po i kërkojnë atij për t’i reklamuar në emision, që do të thotë se markat tjera dëshirojnë të paguajnë të jenë brenda përmbajtjes së tij. Kjo është fuqia e të qenit mospromovues.

BËNI NJË EMISION I CILI IA VLEN

BËHUNI UNIKË

‘’Shikoni konkurrencën dhe pyesni veten, a po bëjnë gjërat e njëjta edhe ata si unë?’’ thotë David Nadelberg, krijuesi i Mortified.  ‘’Emisioni juaj duhet të ketë një mënyrë me të vërtetë interesante’’.

MBAJENI TË VËRTETË

‘’Duke provuar të ndiqni interesat e audiencës tingëllon si humbje e lojës’’, thotë Joseph Fink, themeluesi i Welcome to Night Vale. ‘’Ne e kuptuam se njerëzve iu pëlqente emisioni sepse ne tregonim storie të cilat na interesonin, dhe kjo është gjëja më e mirë dhe ne vazhduam t’a bëjmë këtë’’.

SHISNI ME MENÇURI

‘’Shumë emisione shesin gjëra të kompanive të cilat nuk janë të lidhura me audiencën e tyre’’, thotë Aaron Mahnke, prezantuesi i Lore. Dëgjuesve nuk iu pëlqen kjo, dhe reklamuesit nuk shohin ndonjë përfitim. Mahnke thotë se reklamat duhet të qasen si ‘’një art, jo si një rresht i montuar’’. – Andrew Parks

NUK KENI NEVOJË PËR SPONZORË PËR TË BËRË SHUMË PARA. Ose audienca të mëdha! Këshilluesi i emisioneve Sachit Gupta thotë se më mirë është të bëni një emision i cili lidhet me një grup. ‘’ Sa më specifikë që të jeni, aq më mirë do të kuptoni problemet e tyre’’, thotë ai. Pastaj sapo të ndërtoni këtë besim, mund të krijoni një kurs online, një libër, ose një punë këshilluese për të cilën ata paguajnë.

/entrepreneur.com.al