Si po u jep zgjidhje kjo kompani problemeve më të mëdha të investimeve në Afrikë?

Qindra e mijëra biznese të vogla afrikane janë duke luftuar për të gjetur huadhënës të gatshëm për të investuar më shumë se disa qindra dollarë. Më poshtë është një kompani që po përpiqet ta ndryshojë këtë.  

Një nga pengesat më të mëdha me të cilat përballet çdo sipërmarrës ka lidhje me aksesimin e kapitalit aktiv. Idetë e mira janë vetëm një fillim; duhet të ketë dhe një mënyrë për t’i kthyer këto ide në realitet. Disa nga kompanitë që kanë potencial të bëhen shumë të suksesshme po ngecin pasi nuk kanë kapitalin e duhur për të blerë gjërat e nevojshme për të rritur fitimet e tyre sa më shpejt.

Problemi është edhe më keq në Afrikë, ku në qoftë se kompanitë nuk kanë asete të mjaftueshme ose një marzh fitimi, kreditë që shkojnë përtej disa qindra dollarësh nuk janë gjithmonë të arritshme. Ka mijëra kompani të vogla, të cilat përballen me këtë çështje atje. Megjithatë, një kompani inovative e quajtur Numida Technologies është duke punuar për ta ndryshuar këtë fakt.

Ndërtimi i rastit për financimin e bizneseve të vogla afrikane

Produkti TrackApp i Numida-ës, është një aplikim i projektuar për të ndihmuar në zgjidhjen e disa prej këtyre çështjeve dhe t’u hapë rrugën bizneseve të vogla në Afrikë për të marrë kapitalin e nevojitur financiar në më shumë se një mënyrë. Ky aplikacion mund t’iu hapë derën bizneseve të vogla që të kenë akses për fondet që kanë nevojë në norma konkurruese që mund t’i përballojnë.

“Janë 22 milionë biznese të vogla Afrikane që nuk bëjnë dot përpara nga kostot e larta dhe mungesa e marrjes së kredive”, thotë Catherine Denis CEO e Numida. “Qëllimi është për t’i ndihmuar ata të marrin vendime më të mira me të dhënat e tyre financiare, por edhe për të treguar meritat e tyre të kredititimit.”

Denis vlerëson se janë rreth 300 mijë biznese të vogla dhe të mesme vetëm në Ugandë që po luftojnë të fitojnë qasje në fonde. Ajo thotë se biznese të tilla janë shumë të rëndësishme për ekonomitë në rritje, pasi gjenerojnë 80% të vendeve të punës dhe 90% të prodhimit në sektorin privat.

Me TrackApp, pronarët e biznesit të vogël dhe pronarët e mundshëm mund të gjejnë çdo element të financave të tyre. Ata mund të gjejnë, analizojnë dhe të rregullojnë pengesat, shpenzimet e tepërta dhe boshllëqet që duhen plotësuar. Ata mund të kuptojnë se kur dhe çfarë të shesin. Ky informacion ndihmon në rritjen e marzhit të fitimit dhe lë hapësirë për reduktimin e kostove në shumë fusha.

Ajo hap derën në mënyrë që sipërmarrësit mund të shkojnë përtej micro-kreditorëve, të cilët vetëm mund të ofrojnë disa qindra dollarë me interes shumë të lartë.

“Kjo lloj kredie nuk është e mjaftueshme për një biznes të vogël në kërkim për të investuar në rritjen e tij, thotë Denis.

Denis dhe bashkë-CEO-ja e saj Mina Shahid hapën zyrën e tyre të parë në Kampala, Uganda në mars të vitit 2016. Ata po shpresojnë të lëvizin përfundimisht përtej Ugandës, si dhe të zhbllokojnë financimin për kompanitë që kanë nevojë për kredi më të mëdha seç ofrojnë shumica e konkurrentëve mikro-kreditorë.

Ndihmimi i sipërmarrësve në një mjedis të ashpër biznesi

Është me vend të thuhet se haset shumë vështirësi për shumicën e sipërmarrësve që të mbijetojnë në një mjedis të ashpër biznesi. Bashkëthemeluesja e Numida Mina Shahid përshkruan një sipërmarrës, një prodhues të vogël të detergjentëve, i cili u ndihmua nga aplikacioni.

“Emri i tij është Shafique Semakula. Ai është super ambicioz, një sipërmarrës i ri, me ëndërra të mëdha dhe me disa përvoja të këqija në të kaluarën, kur përpiqej të hynte në kapitalin aktiv për të blerë lëndën e parë”, thotë Shahid. “Biznesi i tij gati u rrëzua për shkak të tarifave shkollore këtë vit. Ai në thelb duhej të zgjidhte midis blerjes së lëndës së parë që të kishte një produkt të përfundur nga i cili të fitonte të ardhura, ose të paguante taksat e shkollës për vajzat e tij. Ky është një realitet më të cilin përballen shumë përdorues, ku duhet të bëjnë kompromise që shpesh pengojnë zhvillimin e biznesit të tyre, pasi ata nuk mund të financojnë mjaftueshëm apo të merrnin çdo lloj kredie të volitshme biznesi.”

Shahid thotë se Semakula ka përdorur TrackApp për 7 muaj dhe kjo e ka ndihmuar atë të “përtypi” numrat dhe të marri vendime të forta biznesi. Vendime të tilla i bindin huadhënësit se ai është një bast i sigurt për investim afatgjatë. TrackApp merr të dhënat e përdorimit, historitë financiare dhe flukset e mjeteve monetare dhe i ndajnë këto me huadhënësit lokalë në Ugandë, të cilët duan të japin hua për bizneset e vogla. Ajo së shpejti do të lejojë sipërmarrësit të aplikojnë për kredi direkt nëpërmjet aplikacionit. Qëllimi është për të gjetur një përshtatje për financimin, në mënyrë që Semakula-ës të mos i duhet më të zgjedhi nëpërmjet shëndetit të kompanisë ose familjes së tij përsëri.

Burimi:businessmag.al