Si përfitohen standardet e biznesit?

Bizneset shqiptare kanë në dispozicion mundësi të reja standardesh me të cilat mund të rrisin vlerën e produkteve të tyre. Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit raportoi se gjatë periudhës janar-shkurt 2017 janë adoptuar 45 standarde dhe dokumente standardizimi si shqiptare nga të cilat 32 janë europiane nga Komiteti Europian i Standardizimit dhe 13 ndërkombëtare të njohura si ISO dhe IEC.

Tashmë për të gjithë bizneset që janë të interesuara për të përfituar një standard të caktuar është mundësuar edhe aplikimi online. Përmes buletinit të publikuar nga ana e institucionit bëhet me dije në kohë reale pjesa e standardeve të shfuqizuara, atyre që mund të blihen on-line, numri i faqeve për secilin standard.

Ngërçi që ka shoqëruar vazhdimisht biznesin lidhet me mungesën e informacionit mbi standardet, por edhe mbi aspekte pozitive që jep përfitimi i tyre që përkthehet në rritje të vlerës së produktit si avantazh përballë konkurrentëve.

Burimi: www.businessmag.al