Mundësitë e Biznesit në Kosovë në Sektorin e Teknologjisë së Informacionit

Çfarë mundësi biznesi ekzistojnë në Kosovë? Në cilin sektor duhet të investoj? Ku të filloj? Këto janë pyetje të rëndësishme për ndërmarrësit e huaj të cilët dëshirojnë të zbulojnë mundësitë e këtij shteti Ballkanik.

Pas kontakteve të vazhdueshme me lloje të ndryshme të aksionerëve që përfaqësojnë shumë industri në Kosovë. Bazuar në këto kontakte, në studimin, përvojën dhe prapavijën tonë të informacioneve ne kemi hartuar mundësitë e biznesit të cilat ekzistojnë në Kosovë sot.

Sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë

Ekonomia globale është duke ndryshuar tërësisht e bashkë me të edhe modelet e biznesit. Ky ndryshim e përfshinë edhe Kosovën, e cila është bërë pjesë e trendeve të fundit të teknologjisë.

Kompanitë më të mëdha në botë sot po vijnë kryesisht prej sektorit të teknologjisë dhe informacionit, duke filluar prej rrjeteve sociale, atyre që ne i njohim shumë mirë – Twitter, LinkedIN, Zynga, Facebook.

Prandaj mos-investimi në sektorin e teknologjisë dhe informacionit nuk është më opsion në ekonomitë moderne. Në këtë drejtim po asipron të drejtohet edhe shteti ynë, Kosova.

Shteti më i ri në Europë po dëshmon se është shumë treg tërheqës i Teknologjisë se Informacionit dhe Komunikimit për kompanitë Perëndimore. Në veçanti, shumë firma Amerikane, Kanadeze dhe Zvicerane përdorin Kosovën si një alternativë të lirë por të veçantë për Europën Lindore apo Indinë. Me një qëndrim të orientuar në Perëndim, aftësi të shkëlqyeshme të gjuhës Angleze dhe Gjermane, euron si monedhë kombëtare, dhe si pjesë e zonës kohore të Europës Qendrore, Kosova ofron  një ambient të jashtëzakonshëm për mundësi të jashtme.

Por Kosova ofron më shumë se thjeshtë mundësitë në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Së fundmi, shteti ka festuar shumë histori suksesi në komunitetin e bizneseve fillestare. Për shembull, një kompani lokale ka filluar prodhimin e printerëve 3d. Përveç kësaj, një firmë IT krijoi programin për një mjet të ri të konferencave. Në vitin 2016, një biznes fillestar në Kosovë pranoi 2 milion dollarë investim për shkak të përpjekjeve të tyre për digjitalizimin e rajonit.

/entrepreneur.com.al