Mos e nënvlerëso faktin se sa ka rëndësi drejtshkrimi në komunikimet e biznesit By Entrepreneur – February 8, 2017

Edhe në të shkruar, ti ke vetëm një shansë që të lësh përshtypje të mira.

Presidenti Donald Trump nuk ka kaluar as një muaj të tërë në zyrë dhe tashmë ka bërë disa gabime në komunikimet e tij profesionale.
Më 17 Dhjetor ai e ngatërroi fjalën ‘’ unprecedented’’ me ‘’unpresidented’’deri sa e përcolli zemërimin e tij në një tweet:’’ Kina vjedh kërkimet e Shteteve të Bashkuara të ujërave ndërkombëtare nxjerrë ato nga uji dhe i dërgon në Kinë në një mënyrë të padëgjuar më parë. Dy orë më vonë ai postoi të njëjtin tweet por e përmirësoi gabimin e tij dhe fshiu tweet-in e mëparshëm.
Shtypi i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi emrin e Ministrit te Parë Britanez Theresa May tri herë.
Ata e quajtën Teresa May që është emri i një aktoreje të filmave porno.
Këta shembuj, në mes të shumë gabimeve tjera të bëra nga administrata e Trump, kanë sjellur rëndësinë e përpikmërisë ne komunikime biznesi.
Protokolli politik është pjesërisht i prekshëm në zona të korrektësisë.
Protokolli si definicion përshkruan një kod strikt për rregullat e mirësjelljes. Por në botën e biznesit, është njëlloj e rëndësishme kontrollimi i gramatikes dhe i gabimeve për tri arsye:
1.I kufizon shansat qe mesazhi yt të jetë i pakuptueshëm, osë të keqinterpretohet.
2.Reflekton besueshmërinë, inteligjencën dhe seriozitetin.
3.Tregon qe ty të intereson se çfare bën në biznes.
Cila është përshtypja jote e parë kur shikon faqen e internetit të një kompanie e cila është përplot gabime drejtshkrimi dhe gramatikore?
Ti me siguri do të largohesh nga ajo faqe dhe do te vazhdosh në tjetrën, e cila mund të jetë shkatërruese për mbijetesën e kompanisë.

Sipas Tony Haile të Chartbeat, ti ke vetëm 15 sekonda qe t’a marrësh vëmendjen e konsumatorit, kështu që mbaje në mend që t’a kesh mesazhin tënd të shkurtër, të thjeshtë dhe të saktë. Punëso një shkrimtar profesional biznesi nëse është e nevojshme.
Sipas një studimi në BBC News, gabimet e këtilla mund të kushtojnë në miliona humbje shitjesh; analizat tregojnë që një gabim i vetëm drejtshkrimi mund të zvoglojë shitjet online përgjysmë. William Dutton, drejtori i Oxford Internet Institute në Oxford University, thotë që në disa pjesë informale të internetit ,si Facebook, ka një tolerancë më të madhe ndaj gabimeve dhe gramatikes.’’Mirëpo, ka aspekte të tjera, si faqja ose ofertat komerciale që nuk janë në mesin e shokëve dhe që rrisin shqetësimet rreth besimit’’, thotë Profesori Dutton.
Edhe pse Spellchecker është një mjet i vlefshëm, shpesh nuk i tregon dallimet në mes homofoneve. Gjithashtu mund të nderrojë shqiptimin e një fjale të pazakonshme, si një emër, në një fjalë më lehtë e kuptueshme, pa lejen tënde.
Këtu janë katër këshilla të lehta që t’i zbatosh kur dërgon letra të rëndësishme biznesi.

Ngaldëso. Ne jetojmë në një botë me ritëm të shpejtë ku provojmë të bëjmë shumë në një kohë të shkurtër.
Kurre mos e dërgo pa e lexuar edhe një herë.

Mos bëj shumë gjera në të njëjtën kohë. Kjo gjë mund të shkaktojë të bësh me shumë gabime sepse truri yt duhet të rifokusohet sa herë që ti ndërron aktivitetet. Edhe pse mund të jetë e vështire, provo të bësh një gjë për momentin.

Kërko ndihmën e dikujt. Para se të dërgosh një dokument të rëndësishëm, pyet një shok të besueshëm ose një kolegë që t’a rishikojë dhe të t’a japë pergjigjen. Kjo mund të marrë pak kohë, por do të jetë e vlefshme në fund.

Kontrollo dy herë faktet, emrat dhe terminologjitë e industrisë. Shqiptimi i rregullt i emrit të dikujt është shumë i rëndësishme sepse emri është pjesë e identitetit të dikujt. Ngatërrimi i emrit të dikujt ose i informatave tjera mund të interpretohet si shenjë e mosrespektit, dhe së fundmi, të bën të dukesh joprofesional. Gjithashtu paraqet mungesën e vëmendjes ndaj detajeve, e cila mund të ketë efekt negativ në lidhjen e dy grupeve.

/entrepreneur.com.al