Ky Trend i Ri i Ndërmarrësve Mundë Të Ju Befasoj

Kur ju mendoni për stereotipet e themeluesve të bizneseve, ndoshta ju paramendoni një të ri/re që krijon diqka të re nga dhoma e tij e konviktit. Por gjithnjë e më shumë, të moshuarit dhe të gjeneratës pas Luftës së II-të botrore janë duke qëndruar më gjatë si fuqi punëtore, dhe ata janë kthyer në sipërmarrje në vend të daljes tradicionale në pension si më parë .

Një raport i ri nga Shoqata e Bizneseve të Vogla Amerikane ka hulumtuaar trendet e reja të sipërmarrësis dhe gjeti se numri i njerëzve të vetë-punësuar 62 dhe më shumë u rrit nga 4.2 për qind në vitin 1988 në 5.4 për qind në vitin 2015. Ndërkohë, për personat nën moshën 62, 7.2 për qind ishin të vetë-punësuar në 1988 por numri ka rënë për 6 për qind që nga viti i kaluar.

Pra, çfarë do të thotë kjo për sipërmarrësit më të vjetër? Kjo tregon se kurrë nuk është vonë për të filluar biznesin tuaj. Dhe ndërsa gjenerata 40-60ve nuk janë më popullsia më e madhe që jetojnë në Shtetet e Bashkuara – që nga pranvera e këtij viti gjenerata e 1980-2000 mori atë vend – ka gati 75 milionë në këtë grup të cilët mund të përfitojnë nga ndërmarrësia ose të jenë kryesor në treg për kompanitë e reja për tu kujdesur për to.

Raporti parashikon se me anëtarët më të rinj të brezit të kthyer në moshën 62 vjeqare në 2026-ën, mund të ketë një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qeveritë federale dhe lokale të ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme për të qasur më lehët në burime në mënyrë për të nisur një biznes të vogël.

Ne duam që të dëgjojmë nga ju. A e keni nisur një biznes me vonesë në jetë? Shpërndani historitë tuaja në Facebook dhe Twitter.

entrepreneur.com.al/