Jack Ma Tregon se Pse Alibaba Nuk Është Amazon-i Kinez

Edhe pse janë dy kompani globale ecommerce që janë themeluar në vitet 1990 dhe kanë emrat që fillojnë me shkronjën A, Jack Ma dëshiron që ju të dini se kjo është e gjitha që Alibaba dhe Amazon kanë të përbashkët.

Në një bisedë në Forumin Ekonomik Botëror, themeluesi dhe njëkohësisht kryetari ekzekutiv i Alibaba shpjegoi se ku dallon ai dhe CEO dhe themeluesi i Amazon-it Jeff Bezos në qasjet e tyre për drejtimin kompanisë së tyre.

Ai i tha intervistuesit Andrew Ross Sorkin se nuk ka një model të drejtë të biznesit – se në qoftë se do të ishte ashtu, bota do të ishte një vend i mërzitshëm. Por Ma tha se nuk ka rëndësi se çfarë modeli ju do të ndiqni, ju duhet të besoni në punën që po bëni.

Kur u pyet për qëllimin e dukshëm të Amazon-it për t’a zotëruar të gjithë zinxhirin e furnizimit, nga serverat e deri tek depot dhe mjetet e shpërndarjes, Ma tha se nuk ajo ishte rruga që ai pa për Alibaba-n. Ai tha se e sheh Amazon-in si një perandori, dhe Alibaba-n si një ekosistem.

“Ne duam t’u japim mundësi të tjerëve për të shitur, për të shërbyer, për t’u siguruar që njerëzit e tjerë janë më të fuqishëm se ne,” tha ai. “Duke u siguruar që me teknologjinë dhe ndryshimin tonë, partnerët tanë dhe 10 miliardë shitësit e bizneseve të vogla, mund të konkurrojnë me Microsoft dhe IBM. … Ne mendojmë se, duke përdorur teknologjinë tonë, ne mund të bëjmë që çdo kompani të bëhet Amazon.”

NINA ZIPKIN

STAFI I ENTREPRENEUR

Shkrimtare e Stafit.Mbulon mediat,teknologjinë,shpikjet e reja,kulturën dhe trendet e vendit të punës.

://entrepreneur.com.al/