Ja si qëndron gjatë gjithë kohës produktiv sipërmarrësi Eric Ryan

Edhe sipërmarrësit më të suksesshëm mund të bien viktimë e butonit “snooze” të alarmit. Por kjo nuk e ka ndalur progresin e kompanisë më të re të Eric Ryan, Olly.

Pas 16 vjetësh si një sipërmarrës, bashkë-themeluesi i “Method”, Eric Ryan, 44 vjeç, tani është CEO dhe bashkë-themelues i kompanisë Olly, një partner operativ në firmën e investimeve “Encore Costumer Capital” dhe një baba i vetëm. Ai  gjithashtu është ende i përfshirë në “Method”, kompania e produkteve të pastrimit eko-friendly, të cilën e shiti për eCover në vitin 2012. Ai i bën të gjitha duke mbajtur një mur të fortë mes familjes dhe punës dhe duke kërkuar ndihmë, kur ai ka nevojë për atë.

12:00 – 4:00 Gjumë.

04:00 Dy fëmijët e mi kanë gjetur rrugën për në shtratin tim dhe janë duke pushtuar jastëkët.

5:00 – 7:00 vendos alarmin për në 5 të mëngjesit. Bëj kafen dhe punoj deri në 7. Kjo është koha më produktive e ditës dhe në këtë orar kam më shumë qartësi për të trajtuar probleme sfiduese. Përpiqem ta përdor këtë kohë për punë të nivelit të lartë dhe të rëndësishme, të tilla si strategjitë për një produkt të ri apo duke punuar me një prezantim të mëdha të shitjes me pakicë. Vendos qëllimet vjetore, mujore, javore dhe ditore. Për çdo vit, ato janë të strukturuara rreth shëndetit, pasurisë dhe lumturisë për çdo javë dhe për çdo ditë. Përdor letrat ngjitëse dixhitale në laptopin tim. Çdo mëngjes, shoh listën javore dhe të ditës.

Disa këshilla që jepen në lidhje me produktivitetin janë sipas Eric: 

Mos u joshuni nga butonin “snooze” i alarmit

Butonin “snooze” është shumë i keq. Nëntë-minuta sy gjumë nuk iu japin gjumin e thellë që ju duhet dhe ju nuk do të ngriheni siç duhet nga shtrati për të filluar ditën tuaj. Kjo është më e keqja. Vendosni një natë më parë, kur realisht keni ndërmend të ngriheni nga shtrati dhe vendoseni alarmin tuaj për atë orë. Pastaj shijoni çdo minutë të gjumit të duhur deri në atë moment.

Kërkoni ndihmë

Eric investon me mençuri në mbështetjen e familjes së tij. Një person nuk mund të jetë në tre vende në të njëjtën kohë, por ju do të habiteni se sa njerëzit përpiqen për këtë dhe pastaj pyesin veten pse janë gjithmonë vonë që të marrin fëmijët nga shkolla.

Përcaktoni balancën tuaj

Eric ka shumë gjëra për të bërë. Ai me zgjuarsi e ndan programin e tij përgjysëm, punon më pak kur ka fëmijët dhe punon më shumë kur ata janë në vende të tjera. Njerëzit që kanë nevojë të udhëtojnë për punë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Punoni me orë të zgjatura, kur jeni jashtë, sepse nuk ka asnjë kosto oportune. Kur arrini në shtëpi, punoni më pak orë në mënyrë që të fokusoheni më shumë në familjen tuaj.

Burimi:www.businessmag.al

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj