Fakte interesante për sipërmarrësit

Unë kam një imazh të ngulitur për mënyrën se si mund të jetë një sipërmarrës. Për shembull ai mund të jetë i ri (duke kujtuar Facebook,Twitter,Google, etc.) ku dreka e tij e zakonshme është pilafi me fasule, duke punuar mbi 80 orë në javë dhe duke e zënë gjumi poshtë tavolinës. Për disa pjesë mund të kem të drejtë – por për shumicën thjesht po hamendësoj dhe jam totalisht gabim. Kjo tregohet me raportin e bërë nga fondacioni Kuffman për sipërmarrjen. Raporti quhet “Anatomia e një Sipërmarrësi”. Ai bazohet në një studim të bërë me 549 themelues kompanish për industri të ndryshme.

Ja disa nga pikat më interesante të këtij raporti:

1. Mosha mesatare e një themeluesi të një kompania, që nga momenti i krijiimit të kompanisë është afërsisht 40 vjeç.

2. Më pak se 1% e tyre vijnë nga familje ekstremisht të pasura apo ekstremisht të varfëra.

3. 15.2% e sipërmarrësve kanë një vëlla/motër i cili/e cila ka patur një biznes.

4. 69.9 % e të anketuarëve ishin të martuar kur krijuan biznesin e tyre. Ndërsa 5.2% e tyre ishin të divorcuar, të ndarë apo të ve.

5. 59.7% e tyre kishin të paktën një fëmi kur krijuan biznesin e tyre të parë dhe 43.5% kishin dy apo më shumë fëmijë.

6. 74.8% e tyre tregojnë dëshirën e madhe për të ndërtuar mirëqenie e cila është aq e rëndësishme për ta sa të qenurit sipërmarrës.

7. Vetëm 4.5 për qind thanë se pamundësia për të gjetur punë ka qenë një faktor i rëndësishëm në fillimin e një biznesi.

8. Sipërmarrësit janë më të edukuar se prindërit e tyre.

9. Sipërmarrja jo gjithmonë është në gjak, domëthënë e trashëgueshme. Më shumë se gjysma (51.9 %) e të anketuarëve ishin të parët nga familja e tyre që krijuan një biznes.

10. Pjesa më e madhe e të anketuarëve (75.4%) kishin qenë nënpunës në një kompani tjetër për më shumë se 6 vite para krjimit të komanisë së tyre.

Burimi: www.businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj