A e dini se kush ishte banka e parë në botë?

Sipas dokumentave, banka e parë zyrtare ishte Taula de la Ciutat e cila u hap në Barcelonë në vitin 1401. Ndërsa praktikat bankare zënë fill që në Perandorinë Romake. Taula de la Ciutat operoi si një burim thesari për qeverinë katalonjase.

Ndërsa banka më e vjetër që akoma vazhdon të operojë që nga 1472 është …
Banca Monte dei Paschi di Siena në Itali. Qëllimi fillestar i kësaj banke, e quajtur fillimisht The Monte di Pieta, ishte të ofronte kredi bamirësie për të varfërit. Banka vazhdon të operojë edhe sot e kësaj dite dhe ajo ka degë në të gjithë Italinë. CEO e saj është Fabrizio Viola.

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj