Çfarë kërkon çdo menaxher nga punonjësit e tij?

Çdo punë ka kërkesat e saj, por ka disa gjëra universale që çdo menaxher kërkon te një punonjës.

BusinessMag Albania liston 6 cilësitë që një punonjës ideal duhet të ketë sipas menaxherëve: 

1. Rezultate të parashikueshme

Rezultatet janë mënyra kryesore se si menaxherët i gjykojnë punonjësit e tyre. Mund të duket e thjeshtë por jo të gjithë përkushtohen mjaftueshëm për të dhënë rezultate.

Çoje punën deri në fund. Trego që ti mund të jesh i besueshëm për çdo detyrë. Dhe nëse nuk arrin t’a përfundosh punën në afatin e caktuar, tregoja këtë shefit sa më shpejt të jetë e mundur.

2. Bashkëpunim

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët krijojnë marrëdhie të mira me të tjerët dhe nuk përfshihen në konflikte personale. Konfliktet mes njerëzve janë gjëja e fundit me të cilën menaxherët duan të merren.

Ne të gjithë kemi një kolegë i cili na irriton, ose kemi dëshirë të flasim për thashetheme pa vlerë. Rezisto dhe tregoi shefit se ti di të punosh në ekip.

3. Iniciativë spontane

Euripidi ka thënë, “Njeriu i zgjuar ndjek drejtimin e tij.” Një menaxher i mirë është aty për të këshilluar dhe për të mbështetur punën tuaj, jo për t’iu udhëzuar për çdo gjë se çfarë dhe si duhet bërë.

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët kanë iniciativë dhe nuk është e nevojshme t’iu thuash fjalë për fjalë çfarë duhet bërë gjithmonë. Kjo jo vetëm që nuk i merr shumë kohë menaxherit, por gjithashtu sjell ide të reja nga punonjësit. Vepro pa pyetur. Kapi mundësitë në moment.

4. Të thuash të vertetën

Menaxherët kërkojnë punonjës të cilët janë të sinqertë për problemet që hasin në kompani. Nëse sheh një problem, raportoje. Menaxheri juaj do të ketë mundësinë të gjej një zgjidhje përpara se ai të bëhet një problem i madh.

Asnjë drejtues nuk dëshiron që një punonjës i mirë të largohet për shkak të një problemi të cilin ai nuk e njeh.

5. Entuziazëm

Menaxherët kërkojnë punonjës që punojnë jo thjesht për të marrë rrogën në fund të muajit. Entuziazëm, pasion, përkushtim, pozitivitet nuk ka rëndësi çfarë emri i vini, drejtuesit duan që ju t’a reflektoni këtë në punë.

6. Rritje të vazhdueshme

Menaxherët kërkojnë punonjës që e trajtojnë punën si pjesë të karrierës së tyre. Punonjësit profesionistë gjithmonë përpiqen të përmirësojnë aftësitë dhe të rrisin vlerat e tyre, duke shërbyer si model për pjesën tjetër.

Është përgjegjësia e menaxherëve t’iu ndihmojnë të rriteni profesionalisht, por ata nuk mund t’a bëjnë të gjithën vet. Tregoni që e doni punën tuaj dhe jeni të gatshëm t’a zotëroni totalisht karrierën tuaj.

Burimi:businessmag.al