5 aftësitë që sipërmarrësit e suksesshëm kanë të përbashkët

Nuk ka dy sipërmarrës të suksesshëm që janë njësoj. Në fakt është individualiteti i tyre dhe mënyra e ndryshme e të menduarit që i bën ata të suksesshëm. Megjithatë, duke qenë një sipërmarrës për 50 vjet dhe duke takuar kaq shumë udhëheqës të mrekullueshëm, kam kuptuar se të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm i ndajnë këto 5 aftësi të veçanta.

Marrin rreziqe të llogaritura
Njerëzit më me fat në biznes janë ata që janë të gatshëm të marrin rreziqet më të mëdha. Ne të gjithë mund të krijojmë fatin tonë duke ndërmarrë rreziqe të nevojshme për t’u hapur derën ndryshimeve, përparimit dhe suksesit.

Mësojnë nga dështimi
Çdo sipërmarrës i suksesshëm ka mësuar nga dështimi. Askush nuk e bën çdo gjë siç duhet herën e parë. Biznesi është si një lojë gjigande shahu – ju duhet të mësoni shpejt nga gabimet tuaja. Sipërmarrësit e suksesshëm nuk e kanë frikë dështimin; ata mësojnë prej tij dhe ecin përpara.

Shohin tablonë e plotë
Kur kemi filluar me Virgin, nuk e shihja si një qëllim në vetvete, një emër; e pashë atë si fillimin e një game të tërë shërbimesh, një mbiemër. Sipërmarrësit e suksesshëm e marrin një ide dhe e lënë të fluturojë.

Delegojnë mençurinë
Për të parë tablonë e plotë, një sipërmarrës ka nevojë për të mësuar se si të delegojë në mënyrë efektive. Është një “përrallë” të menduarit se mund të bëni gjithçka vetë – është e domosdoshme për suksesin e biznesit tuaj që ju të mësoni t’i dorëzoni ato gjëra, për të cilat nuk jeni i aftë t’i bëni siç duhen.

Komunikojnë në mënyrë efektive
Komunikimi bën botën të rrotullohet. Kjo lehtëson lidhjet e njeriut dhe na lejon për të mësuar, për t’u rritur dhe për të bërë progres. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me leximin apo me të folurin, por me të kuptuarin e asaj që thuhet – dhe në disa raste me atë që nuk është thënë. Unë besoj se komunikimi është aftësia më e rëndësishme që çdo sipërmarrës mund të ketë.

Burimi:www.businessmag.al