10 thëniet më të goditura për bankat

1. “Nëse i keni borxh bankës 100 $, ky është problemi juaj. Nëse i keni 100 milion$, ky është problemi i bankës.”  Jean Paul Getty (Industrialist Amerikan dhe Themelues i Getty Oil Company, 1892-1976)

2. “Banka është vendi ku të japin hua një çadër në kohë të mirë dhe ta kërkojnë mbrapsht kur fillon të bjerë shi.”  Robert Frost  (Poet Amerikan 1874-1963)

3. “Nuk mund të vësh hajdutë të punojnë në bankë.
(Proverb Amerikane)

4. “Bankierët e mirë janë si çaji i mirë,…

 

i cili mund të provohet kur është në ujë të nxehtë.”
(Anonime)

5.  “100 vite më vonë, nuk  dotë ketë rëndësi se si ishte llogaria ime bankare, lloji i shtëpisë ku jetova apo çfarë makine i dhashë… por  bota mund të jetë ndryshe sepse isha i rëndësishëm në jetën e një fëmije.”  Forest E. Witcraft quotes (Studjues, Profesor Amerikan, 1894-1967)

6. “Bankat janë një joshje pothuajse e parezistueshme për atë element të shoqërisë që kërkon para të pafituara.”  J. Edgar Hoover  (Drejtuesi i parë i  F.B.I. (1924-1972). 1895-1972)

7. “Shkova në bankë dhe kërkova hua një filxhan me para. Ata më pyetën “Për çfarë e do?” I thashë “Dua të blej ca sheqer.  Stephen Wright  (Aktor dhe shkrimtar amerikan, b.1955)

8.  “Lumturia është: një bankë e mirë, një kuzhiniere e mirë dhe një tretje e mirë.” Jean-Jacques Rousseau (filozof, shkrimtar dhe kompozitor zvicerian i shek.te 18-të).

9. “Unë nuk e përdor kartën debi. Gjëja më e sigurtë është një kartë krediti sepse ti po përdor paratë e bankës.  Nëse dikush akseson informacionin tënd, ai po vjedh paratë e bankës, jo të tuat.
Frank Abagnale (konsulent sigurie) 

10. Nëse albitri juaj i vetëm është paraja, vërtet duhet të shkosh… dhe të vjedhësh bankat. 
Bruce Dickinson (Muzikant, pilot dhe transmetues emisionesh anglez. Njihet më shumë si vokalisti i grupit Iron Maden.)