Veprat e Mira të Prindërve të Tij Formësuan Mënyrën se si një Themelues Udhëheq Kompaninë e tij

Gjatë fëmijërisë time, prindërit e mi gjithmonë kishin të njëjtën rutinë. Ata zgjoheshin në ora 5 të mëngjesit, dhe shkonin në xhaminë lokale, nëna ime hynte dhe lutej ndërsa babai priste në makinë. Pastaj ata shkonin në kishën Romane Katolike, ku babai im hynte dhe lutej ndërsa nëna kthehej në shtëpi për t’u kujdesur për mua dhe vëllezërit e mi. Si fëmijë, mendoja se kjo ishte shumë normale. Por tani, si i rritur, e kuptoj se sa e veçantë ishte, që dy njerëz shumë besimtarë, të besimeve të ndryshme, e donin njëri tjetrin mjaftueshëm për të mos provuar t’a ndryshojnë njëri tjetrin.

Kështu ishin prindërit e mi. Babai im ishte qytetar Britanez i bardhë i cili ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore, dhe u vendos në Afrikën Lindore, pastaj përfundoi si kryeshef ekzekutiv i një kompanie në Nairobi. Një ditë në vitin 1961, nëna ime aplikoi në pozitën e sekretareshës së tij. Ajo ishte 22 vjeçare dhe Myslimane me ngjyrë. Martesa e  tyre e nervozoi familjen e tij të kujdesshme, dhe kjo duke qenë koha e diskriminimeve, gjithashtu bëri jetën e tyre në Afrikë shumë sfiduese dhe nganjëherë edhe të rrezikshme. Kështu që në vitin 1965, ata u zhvendosën në Amerikë, aty ku linda unë.

Unë u rrita me fotografi dhe me thënje të Nelson Mandela rreth shtëpisë time. Në tavolinën e ngrënjes, prindërit e mi drejtonin familjen në biseda për problemet ditore, dhe për atë se çfarë do të bënim nëse do të kishim mundësi t’i zgjidhnim ato. ‘’Nuk ka të bëjë me standardet’’, na thoshin ata. ‘’Ka të bëjë me gjërat e duhura të cilat duhen bërë’’. Babai im vdiq në vitin 1997, dhe disa vite më pas duke shikuar dokumentet e tij të vjetra, pashë një dokument të kohës kur prindërit e mi u larguan nga Afrika. Ata kishin shitur pronën e tyre, por, siç tregonte dokumenti, ata i lanë një pjesë stafit që punonte aty. Nëna ime është ende gjallë, dhe e pyeta atë për këtë vendim. Shpjegimi i saj ishte thjeshtë një jehonë e çdo mësimi që më ka dhënë: Ishte gjëja e duhur për t’u bërë.

Unë vendosa atë  dokument në një kornizë dhe e vara në zyrën time. Për dy vitet e fundit, unë në mënyrë të fshehtë po ndërtoja një biznes fillestar të quajtur Ripcord; ne kemi zhvilluar një mënyrë për të dixhitalizuar dokumentet e shumta të korporatave dhe për t’i bërë ato praktike dhe të kërkueshme. Më 23 Mars, ne shpallëm veten tonë publikisht, së bashku me 9.5 milion dollarë të cilat i kishim fituar nga Kleiner Perkins Caufield & Byers dhe klientët duke përfshirë kompanitë Fortune 500. Përderisa jemi rritur, unë kam punësuar një staf prej 30 personash, ai dokument në mur më ka ndihmuar të kujtoj se sa e rëndësishme është të bësh gjënë e duhur me njerëzit. Ne nuk kemi nivele të përfitimeve mjekësore ose kohë të pa paguar, për shembull. Të gjithë kanë kontrata të pafundme të pushimeve. Ne në mënyrë të ndërgjegjshme kemi krijuar një ekip plot me njerëz të shumëllojshëm dhe me personalitete të shumëllojshme. Sepse siç e kam mësuar nga prindërit e mi, ndërmarrësia, si gjithçka tjetër, është një ekip  sporti. Nuk ka asgjë më keq se sa të vish në punë duke pasur një mentalitet ne kundër atyre. Jemi të gjithë ne. Kjo është gjëja e duhur.

/entrepreneur.com.al