Tregimi Inspirues i Bashkë-Themelueses së REI Mary Anderson

Bashkë-themeluesja pionere e REI Mary Anderson së fundmi vdiq në moshën 107 vjeçare.

Në vitin 1938, Mary dhe burri i saj Lloyd nisën kompaninë e pajisjeve të jashtme, pastaj e quajtën atë Recreational Equipment Cooperative. Biznesi, i cili filloi si një mënyrë për çiftin e Seattle, të cilët pëlqenin të qëndronin jashtë dhe të ngjiteshin nëpër male, për të marrë pajisje më të mira për ekskurzionet e tyre.

79 vite më vonë, REI ende po vazhdon i fuqishëm, duke shitur pajisje për të gjitha llojet e sporteve si çiklizmi, yoga, kajak dhe dërrasa rrëshqitëse. Por në fillim, REI shiti vetëm një artikull: akullthyese.

Çifti dëshironin akullthyese më të mira dhe më pak të shtrenjta për alpinizmin e tyre, dhe zbuluan se mund të fitojnë marrëveshjet më të mira duke larguar ndërmjetësin dhe duke i importuar ato nga Austria në mënyrë direkte. Mary fliste dhe lexonte në Gjuhën Gjermane, e cila e bëri të mundshme që çifti të porosiste artikullin e tyre të parë. Më herët, ajo bënte tenda që çifti dhe shokët e tyre përdornin në aventurat e tyre të alpinizmit. Ajo ishte gjithashtu përgjegjëse për dorëzimin e porosive dhe në fund lansimin e postës së kompanisë.

21 nga shokët e tyre hynë në bord, dhe për 1 dollar të anëtarësisë ata merrnin çmime më të ulëta për pajisje.

Për dekadat e para në biznes, Andersons udhëhiqnin kompaninë nga papafingo e tyre dhe kishin vetëm një partner të shitjeve në një dyqan lokal të gjërave ushqimore. Në vitin 2016, kompania pati më shumë se 2.56 miliardë dollarë shitje dhe ka 147 lokacione rreth vendit. Modeli i bashkëpunimit është ende me më shumë se 16 milion anëtarë.

Kompania raportoi në Mars se anëtarët pranuan 193.7 milion dollarë në të ardhura dhe se 9.3 milion dollarë u dhurua në më shumë se 300 organizata jofitimprurëse.

Para se çifti të niste kompaninë, Mary ishte mësuese e cila shpesh dërgonte studentët në udhëtime rreth rajonit. Tregimi i saj është një mësim që pasioni dhe zgjuarsia mund të dërgojnë në sukses afatgjatë të biznesit.

/entrepreneur.com.al