“TOP 5” këshillat për të gjetur mentorin ideal

Ja cilat janë “top 5” këshillat për të gjetur mentorin ideal:

1. Njihni veten. Të kesh vetëdijen është ‘nderi’ më i madh që mund t’i bësh vetes. Mund të ndihesh sikur e njeh veten shumë mirë, por ne ndryshojmë me kalimin e kohës. Kshtu që është një ide e mirë të bëni një vlerësim të shpejtë të vetes suaj se ku ndodheni në terma të karrierës që kërkoni dhe vendosmërisë që keni për të.

2. Kuptoni se çfarë kërkoni. Të njohësh veten mund t’ju ndihmojë të identifikoni se çfarë dëshironi në një marrëdhënie mentorimi. Kërkoni dikë që të hapë dyert për ju? Apo dikë që ka ecur në të njëjtën rrugë që po kërkoni të ndiqni edhe ju? Kërkoni të ndiheni i mbështetur apo i sfiduar, apo pak nga të dyja?

3. Përcaktoni objektivat tuaja. Nuk është mirë që të lëshoni SOS-in për “Ndihmë” sa herë që gjërat nuk shkojnë ashtu siç prisni. Duhet të jeni në kërkim të objektivave të prekshëm, të cilat kërkoni t’i arrini brenda një periudhe të caktuar kohe nga marrëdhënia mentoriale. Bëni një përshkrim të vetes suaj dhe të arritjeve që doni të realizoni në 6 muaj dhe punoni për to: Jini ambiciozë por realistë!

“JINI AMBICIOZË POR REALISTË!”

4. Përdorni rrjetin tuaj. Nëse nuk jeni i lidhur me një program specifik mentorimi si ai i drejtuar nga Virgin Group, do t’ju duhet të gjeni dikë që të bëhet pjesë e rrjetit tuaj. Bëni një hartë të kontakteve (LinkedIn është shumë i nevojshëm në këtë rast) dhe shihni për ndonjë potencial për të gjetur mentorin tuaj. Mbani në mendje, se duhet të zgjidhni dikë jo shumë të afërt për sa i përket interesave sepse përndryshe do keni konflikt interesash.

5. Jini realist. Kush nuk do ta donte Richard Branson si mentorin e tij/saj, por ai është një njeri i zënë. Duhet ta mendoni mirë se cili do të jetë personi që do t’ju dhurojë kohën që ju meritoni. Mentorët më të mirë që mund të keni, nuk janë CEO-t apo biznesmenët milionerë, por janë njerëz me 7 deri në 10 vite diferencë nga ju.

Lexoni edhe 7 Mentorë që tashmë i keni, por nuk i dalloni!