THËNIE NGA STEVE JOBS QË DO T’IU MOTIVOJNË TË NDRYSHONI BOTËN

“Puna ime nuk është të tregohem i mirë me punonjësit. Puna ime është t’i bëj ata më të mirë.”

“Ju duhet të besoni në diçka: në fat, në jetën tuaj, në karma, nuk ka rëndësi sepse besimi mbi to, do t’iu tregojë rrugën dhe do t’iu japë konfidencën për të ndjekur zemrën tuaj.”

“Njerëzit mendojnë se fokusi ka të bëjnë më të thënit ‘Po’ të gjërave në të cilat duhet të fokusoheni. Por në fakt nuk është kështu. Ka të bëjë me të thënit ‘Jo’ të qindra gjërave të mira që ekzistojnë.”

“Ndonjëherë kur krijoni diçka inovative, ju bëni gabime. Është më mirë t’i pranoni ato shpejt dhe të përmirësoheni në inovacionet e ardhshme.”

“Gjërat më të mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person, ato janë realizuar nga një ekip.”

“Ndonjëherë jeta të godet gjatë rrugës. Kurrë mos e humb besimin.”

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është të duash atë që bën. Nëse nuk e keni gjetur ende, vazhdoni kërkoni. Mos ngurroni.”

“Qëndro i etur. Qëndro në humor të mirë.”

“Kini kurajon që të ndiqni zemrën dhe intuitën tuaj. Ato, në një farë mënyre, e dinë se çfarë ju doni të bëheni. Çdo gjë tjetër është sekondare.”

“Koha juaj është e limituar, kështu që mos e shpenzoni atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër.”

 

Burimi:www.businessmag.al