Të jesh Ndërmarrës do të Thotë të Gjesh Përfitim në Pasionin Tënd

Në seritë në vazhdim, ne po ndajmë këshilla dhe njohuri nga ndërmarrës të vërtetë të cilët janë atje duke bërë luftë çdo ditë.

Kush jeni ju dhe cili është biznesi juaj?

Unë jam Victoria Cairl dhe jam nënkryetare e Zhvillimit të Biznesit në Show-Score.com, një biznes i ri 17 muajsh i cili u shërben admiruesve të teatrit në New York. Mund  t’a mendoni faqen tonë si ‘’Rotten Tomatoes’’ të teatrit, por është më shumë se aq. Është një komunitet me njerëz të cilët shikojnë shfaqje, ndajnë mendimet e tyre, dhe zbulojnë shfaqje të mira përmes platformës tonë.

Çfarë domethënie ka fjala ‘’ndërmarrës’’ për ju?

Babai im la punën e tij si inxhinier i kompjuterëve për t’u bërë trajner i qenve kur unë isha e re. Ai më mësoi se të qenit ndërmarrës do të thotë të ndjekësh pasionin tënd dhe të gjesh përfitim nga ai. Ju kaloni 70% të jetës tuaj në punë, duhet të doni atë që bëni. Tani edhe në ditët më sfiduese, unë jam e lumtur.

Cila ishte sfida juaj më e vështirë dhe si e kaluat atë?

Ishte lëvizje e madhe të shkosh nga puna në institucione të mëdha si Lincoln Center, The Met Museum ose Disney në një ekip të vogël me disa njerëz. Unë papritmas kalova nga zyra ime e madhe me pamje nga Hudson në një hapësirë të vogël ku të gjithë ulemi mbi njëri tjetrin. Por ai shpirt i të mos menduarit vetëm rreth ideve të mira por të kuptojmë se si t’i ekzekutojmë ato me një ekip të vogël, është emocionuese. Më pëlqen shkathtësia që e kam tani e cila ishte pothuajse e pamundur në institucione më të mëdha. Ne mendojmë diçka të Martën dhe e realizojmë të Premten. Është e mrekullueshme.

Çfarë probleme zgjidh  biznesi juaj?

Ne ndërtuam këtë komunitet online për admiruesit e teatrit ku ata mund të vlerësojnë të gjitha shfaqjet, të shohin të gjitha vlerësimet dhe të kenë qasje në zbritjet, të gjitha në një vend. Por anëtarët tanë dëshironin të lidheshin në person dhe të takojnë njerëzit të cilët duan teatrin aq shumë sa ata. Ne filluam të bëjmë ‘’Show-Score Socials’’ ku ju interesoheni në një grup dhe shkoni me anëtarët e tjerë të shihni një shfaqje, dhe pastaj dilni së bashku. Jo vetëm që këto netë kanë qenë të famshme, por unë jam shoqëruar me shumicën e anëtarëve, jam njoftuar me ta dhe kam dëgjuar vlerësimin e tyre për një shfaqje të cilën sapo e kanë shikuar. Më e rëndësishmja, anëtarët lidhen me njëri tjetrin.

Si e zbuluat këtë ide?

Ne i dëgjojmë me kujdes anëtarët tanë kur na tregojnë diçka. Mendoj se është shumë e rëndësishme që t’i bëni konsumatorët tuaj të ndihen që po dëgjohen. Markat më të mira e bëjnë këtë dhe përderisa ne ndërtojmë markën tonë, mendoj se ky është çelësi i suksesit tonë afat-gjatë.

Çfarë keni mësuar gjatë këtij problemi?

Kam mësuar se çdo biznes, i teknologjisë apo tjetër, ndërtohet për njerëzit pas të gjithash. Teknologjia sjell komoditet dhe lidhje por çfarë ndryshimi do të bënte nëse nuk do të ndihmonte njerëzit?

Në çfarë veçorie mbështeteni më së shumti kur merrni vendime dhe pse është ajo e dobishme për ju?

Unë di si të ‘’mendoj si person’’. Unë ende jam e dashuruar në Broadway, dhe duke e ndarë këtë veçori me anëtarët tanë me ndihmon të kuptoj se prej nga vijnë ata. Nëse ju pëlqen të shikoni shfaqje aq shumë si mua, ju dëshironi të shikoni gjithçka. Por si një nënë punonjëse me tre fëmijë, unë nuk kam shumë kohë të lirë. Dhe duke menduar si person, unë dua të drejtohem të shoh gjërat që dua dhe të mos shpenzoj kohë duke parë gjëra të cilat nuk janë në shijen time. Tani është puna ime të drejtoj njerëzit drejt asaj që dua më së shumti: të shkojnë në teatër dhe të dashurojnë çdo moment të tij.

Si është zhvilluar stili juaj i udhëheqjes?

Kam mësuar se të qenit udhëheqës i mirë është të jesh lojtar i vërtetë i ekipit dhe të ndërtosh një kulturë organike në të cilën dëshiron të jetosh çdo ditë. Thuani ‘’faleminderit’’, bëhuni gati të ndihmoni në vend se të gjykoni. Bizneset tona lëvizin shpejt dhe ne nuk do të kemi kurrë sukses pa njëri tjetrin. Nuk jam ndier kurrë më e fokusuar në ekip ose si pjesë e një familjeje.

DAN BOVA

Dan Bova është drejtori editorial i të gjitha përmbajtjeve digjitale në Entrepreneur.com. Ai  më parë ka punuar në Jimmy Kimmel Live, Maxim dhe në revistën Spy. Ai për momentin shkruan një rubrikë humori javore për The Journal News.

/entrepreneur.com.al/