Superfrymëzuese! 11 thënie nga Muhammad Ali

Gjatë karrierës së tij, Muhammad Ali – kampion i peshave të rënda në boks, kampion Olimpik dhe aktivist i të drejtave civile – fitoi reputacion për këndvështrimin e tij pozitiv dhe motivues për jetën. Edhe pse ai kurrë nuk u mor vetë me biznes, një perandori e madhe biznesi u ndërtua bazuar në mendjemprehtësinë e tij atletike dhe nga veprat e tij. Ai ishte inspirim për miliona njerëz rreth botës.

Këtu gjeni 11 thënie vërtet frymëzuese nga “Më i Madhi”

1.“Lundro si një flutur, thumbo si një bletë”

Bëhu i butë në veprimet e tua të përditshme, qëndro i butë për ata rreth teje, ata që ju interesojnë. Por mos kini frikë të tregoni forcën e egër, kur është e nevojshme.

2. “Mos numëroni ditët. Bëni ditët të kenë rëndësi”

Shpesh lejojmë kohën të na shpëtojë, ndërsa luftojmë për të marrë gjërat nën kontroll. Ali na kujton për të marrë frenat në duart tona në atë mënyrë që të marrim më të mirën e çdo momenti, në vend që të presim që momentet të vijnë në duart tona.

3. “E pamundura është e përkohshme. Asgjë nuk është e pamundur.”

Nëse ti e provon sa duhet dhe beson me të gjithë fuqinë tënde, çdo gjë është e mundur.

4. “Nëse mendja ime mund ta konceptojë diçka, nëse zemra ime mund ta besojë atë -atëherë unë mund ta arrij atë.”

Kur ka një vullnet, ka një mënyrë. Suksesi i Ali-ut ishte, pa dyshim, një tregues konkret se ëndrrat tona gjithmonë mund të bëhen të vërteta, për aq kohë sa ne besojmë në veten tonë.

5. “Unë jam më i madhi. E thashë këtë edhe para se ta dija që isha.”

Imagjinoni ku doni të jeni para se të arrini atje, jo pasi të keni arritur.

6. “Një njeri i cili nuk ka imagjinatë, nuk ka krahë.”

Vetëbesimi është mënyra drejt njohjes se do të bëjmë gjëra të mëdha. Problemi është se ne ndonjëherë biem në grackë duke menduar se nuk jemi mjaftueshëm të mirë.

7. “Problemi nuk ishte mali që duhet të ngjisje, por guraleci në këpucën tënde.”

Janë gjithmonë gjërat e vogla që dështojmë t’i vërejmë, gjërat e vogla që na pengojnë. Mbani një sy të hapur në detajet, po aq sa te ‘fotografia’ e madhe. Ali e bëri këtë gjë – dhe mori rezultate të mahnitshme.

8. “Nuk është një mburrje, në qoftë se ju mund të mbështeteni te ajo.”

Premtimet boshe ngelen boshe.

9. “Unë duhet të jem një pullë postare. Kjo është e vetmja mënyrë që mund të lëpihesha ndonjëherë.”

Pavarësisht seriozitetit dhe pretendimeve të larta që pati në profesionin e tij të boksit, Ali mbajti një ndjenjë të jashtëzakonshme të humorit gjatë të gjithë karrierës së tij. Kjo ndjenjë e humorit e ndau Ali-un nga bashkëkohesit e tij, ndërsa e bëri të dashur për publikun.

10. “Ai që nuk është mjaft i guximshëm për të marrë rreziqe, nuk do të arrijë asgjë në jetë.”

Merrni një shënim nga libri i Ali-ut, dhe pranojeni që nuk është e tmerrshme të dështosh. I vetmi dështim është të mos e kesh provuar kurrë.

11. “Unë trondita botën. Unë !”

Dhe bota jonë është një vend më i mirë për të.

/businessmag.al