Si T’ia Dilni Mbanë Pa Punonjësin Me Aftësi ‘’Të Pazëvendësueshme’’

Para dy viteve, ne punonim me një pronar i cili dëshironte të pushonte nga puna një punonjës të vështirë, por nuk mundej. Punonjësi ishte personi i vetëm në kompaninë e tij i cili dinte se si të performonte disa pjesë kyçe të procesit të prodhimit.

Pronari tha si ndihej si i lënë peng, edhe përderisa ky punonjës i rëndësishëm vazhdonte të përçante vendin e punës. Situata erdhi në fund kur punonjësi shau punëdhënësin para të gjithë punonjësve të tjerë. Punëdhënësi duhej të vepronte.

Dukshëm, pronarët e bizneseve nuk mund t’a lejojnë një punonjës të jetë mosrespektues. Kjo dëmton aftësinë e tyre për të menaxhuar, dhe sigurisht që dërgon në incidente të mëtutjeshme të sjelljeve të këqija.

Përderisa shembulli ynë është pjesërisht dramatik, kjo situatë ndodh më shpesh se sa ju mendoni. Ne kemi punuar me shumë punëdhënës të cilët kanë hezituar të pushojnë nga puna punonjës të cilët kanë pasur një aftësi të vlefshme dhe ata nuk kanë pasur dëshirë t’a humbasin. Dhe këshilla jonë kur punëdhënësit përballen me një punonjës mosrespektues dhe përçarës është gjithmonë e njëjta: Veproni sipas vlerave të punonjësit.

Nëse kjo do të thotë t’a pushoni nga puna, bëjeni atë. Rruga mund të mos jetë e lehtë, por të gjithë janë të zëvendësueshëm.

Për të zvogëluar dhimbjen, më poshtë janë gjashtë këshilla të cilat mund t’iu ndihmojnë.

Përdorni taktika afat-shkurtëra. Çfarë keni bërë kur punonjësi problematik ka qenë në pushim ose kur ka qenë i sëmurë? Përdorni taktikat e njëjta për të mbuluar punonjësin kur të shkojë. Kjo mund të mos jetë një zgjidhje afat-gjate, por do të të japë kohë.

Gjeni burime për problemin. A mundeni ju ose dikush tjetër në organizatë të kuptoni se si t’a bëni atë punë? Mjeshtrimi i kësaj detyre mund të marrë shumë kohë, por mund të përfundohet. Duke punuar natën dhe në vikende mund të mos jetë e dëshirueshme por do ju ndihmojë të vendosni urë në këtë hapësirë.

Rekrutoni ish punonjësit. Nëse dikush tjetër në organizatën tuaj e ka bërë këtë punë më parë, atëherë përgjigja është e dukshme. Bëni gjithçka që duhet që ky punonjës të ju trajnojë ju ose ndonjë punonjës tjetër. Sërish, kjo mundësi mund të ketë domethënien që të punoni gjatë natës dhe në fundjavë. Do të thotë që të paguani më shumë. Por ky rrugëtim është i vlefshëm nëse zgjidh dilemën tuaj.

Gjeni dikë me aftësi të njëjta. Gjasat janë se, punonjësi problematik nuk është personi i vetëm në botë me këto aftësi. A përdorin të tjerat kompani pajisjet dhe programet e njëjta? Në minimum, punësoni një këshillues i cili mund të ju mësojë ju ose një punonjës tjetër se si t’a bëni punën. Sërish, edhe nëse duhet të punoni jashtë orarit të punës dhe të paguani shumë para, do t’ia vlejë.

Kërkoni ndihmë nga shitësit. Nëse problemi përfshin operimin e një pjese specifike të një pajisje ose programi, kërkoni ndihmë nga kompania e cila ua ka shitur atë. Shitësi mund të jetë në gjendje të të trajnojë. Ju gjithashtu mund të jeni në gjendje të punësoni një nga punonjësit e këtij shitësi për të trajnuar zëvendësimin. Në minimum, shitësi mund të ju vendosë në drejtime të dikujt i cili mund t’a bëjë këtë punë.

Sapo të keni zgjidhur këtë problem afat-shkurtër, mos përsërisni gabimin e njëjtë. Sigurohuni që të trajnoni të gjithë në organizatën tuaj. Kjo do të ju bëjë që të kërkoni të dhëna për detyrat e organizatës dhe të mbani ato për të parë se kush është i kualifikuar për të bërë secilën punë.

Dokumentoni proceset tuaja. Në vend se të zbatoni trajnimin, shkruani hapat specifikë të nevojshëm për secilën detyrë në organizatën tuaj. Proceset e dokumentimit nuk janë tërheqëse, dhe askush nuk do të ju paguajë më shumë sepse e keni bërë atë, por ka shumë të mira nga kjo punë.

Së pari, do të ju bëjë të mos ndiheni i lënë peng nga një punonjës problematik sërish. Dhe, përderisa kompania juaj rritet, ju mund të komunikoni me punonjësin dhe t’i tregoni se si dëshironi që të bëhen gjërat. Dokumentimi i proceseve do ju sigurojë se gjërat përfundohen vazhdimisht në organizatën tuaj. Së fundmi, dokumentimi i proceseve ofron një bazë për përmirësim të vazhdueshëm.

Përhapja e teknikave të përmirësuara në një organizatë është më e lehtë nëse të gjithë bëjnë punën në mënyrë të njëjtë.

Ne kemi parë shumë biznese të vogla të lëna peng nga një punonjës problematik. Këshilla jonë është që të bëni gjënë e duhur. Këto këshilla do ju ndihmojnë. Sapo të kaloni stuhinë, sigurohuni që të mos jeni në këtë pozitë sërish, duke trajnuar punonjësit dhe duke dokumentuar proceset.

DOUG DHE POLLY WHITE

Doug dhe Polly White janë pronarë të Whitestone Partners Inc, një firmë këshilluese e menaxhmentit e cila është e specializuar për të ndihmuar bizneset e vogla që të rriten. Ata gjithashtu janë bashkë-autorë të Let Go to GROW, një libër me shitjet më të mëdha i cili tregon se pse disa biznese kanë sukses përderisa disa të tjera dështojnë të arrijnë potencialin e tyre.

/entrepreneur.com.al/