Si t’i zvogëlojmë emocionet gjatë një prezantimi?

Para se të dilni para një audience ndodh që të kemi një ndjesi jo të këndshme në stomak, të mos kemi shumë besim në vetvete, të përfshihemi nga djersë të ftohta apo edhe nga emocione të tjera.

Ju nuk mund të jeni në gjendje që shpesh të eliminoni plotësisht këto emocione dhe pasiguri, por më poshtë gjenden katër mënyra që ju ndihmojnë t’i përmirësoni ato:

1. Fokusohuni në audiencën tuaj – Zgjidhni një person në audience dhe flisni drejtpërdrejtë me të. Pastaj gjeni një person tjetër dhe trasmetojini mesazhin tuaj vijues drejtpërdrejtë atij.

2. Merrini gjërat negative si pozitive – Në vend të konsideroni emocionet si një tregues nervozizmi, kthejini ato në shenja parashikuese apo gjendje emocinale normale.

3. Shmangni rregullat fikse – Asnjëherë mos u përqendroni në ato rregulla të cilat mendoni se e bëjnë të suksesshëm një prezantim. Nuk ka rregulla të përcaktuara.

4. Mos harroni se nuk dukeni nervozë – Kërkimet e shumta tregojnë se vetëvlerësimiet e prezantimeve janë shpesh tepër të ashpra. Nëse pretendoni të dukeni të qetë dhe të relaksuar për audiencën tuaj, atëherë duhet të bëheni të tillë.

 

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj