Si të shkruani një plan biznesi në një faqe?

Nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni.

Nisja e një biznesi nuk është diçka e lehtë dhe në shtyllën e çdo biznesi është një plan solid. Para se këto fjalë t’iu frikësojnë, ju do të lumturoheni kur të mësoni se ka një mënyrë të thjeshtë për ta bërë këtë.

Sipërmarrësi Patrick Det-David shpjegon si mund të shkruani një plan biznesi në vetëm një faqe.

Ka dy mënyra për të shkruar planin tuaj të biznesit: kaloni gjashtë ose më shumë orë në ditë duke detajuar një plan dhe lexojeni atë çdo muaj – ose mblidhni të gjithë informacionin e nevojshëm dhe hidheni atë në një faqe.

Nëse keni zgjedhur këtë të fundit, këtu janë disa këshilla të shpejta për t’iu ndihmuar. Mendojeni planin tuaj të biznesit si një marrëdhënie dhe hidhni ide për gjithçka që është e lidhur me të (qëllimet, financat, interesat etj). Shkruajini kategoritë e ndryshme që sapo keni listuar dhe filloni të hulumtoni secilën – çfarë mund të ndryshoni? Çfarë mund të shtoni? Çfarë mund të përmirësoni? Këto gjëra janë thelbi i planit tuaj.

Pasi t’i keni shkruar këto gjëra – ju pothuajse keni përfunduar. Shtoni një titull, shqyrtoni dhe rishikoni planin tuaj çdo ditë.

Në qoftë se dëshironi të mësoni më shumë klikoni videon e mëposhtme:

Burimi:businessmag.al