Si të përshtatesh me jetën pas mbarimit të universitetit?

Ndërsa shumë studentë diplomohen nga universiteti, fillojnë një fazë totalisht të re në jetën e tyre. Jo vetëm që duhet të përshtaten me punën me kohë të plotë, por duhet të mësohen me mjedisin e ri jashtë punës. Më poshtë gjenden disa këshilla për të sapodiplomuarit të cilat e bëjnë këtë fazë më të lehtë për ta, këshilla të cilat nuk mësohen në auditorët e shkollave.

Vendos objektiva për veten
Derisa të përfundosh universitetin, çdo gjë në jetën tënde është e përcaktuar mirë. Pikë së pari, merr nota të mira në gjimnaz për t’u pranuar në universitet, dhe më pas zgjedh kurset e fakultetit të cilat kërkohen për CV-në tënde.

Fatkeqësisht, jeta vetë nuk është e përcaktuar po aq mirë si jeta akademike. Ka ulje dhe ngritje. Ndaj që, mbetet në dorën tënde për ta përcaktuar atë. Filloni të përcaktoni jetën duke i vendosur objektiva vetes. Çfarë kërkon të bësh në karrierën tënde? Dëshiron të shkosh të punosh në botën e korporatave apo kërkon të nisësh biznesin tënd? Apo dëshrion të vazhdosh karrierën akademike? Pikësëpari, gjej përgjigjiet e këtyre pyetjeve dhe më pas bëj një listë me objektiva.

Ndrysho zakonet e tua
Kur shkon në shkollë, mund të përshtasësh lehtësisht klasat e tua të mësimit për t’i kombinuar me kohën për gjumë. Gjithsesi, kur ke një punë ‘full-time’, duhet të zgjohesh herët dhe të vish në mëngjes në punë. Në punë duhet të vish çdo ditë, gjë që nuk të lejon fleksibilitet për të planifikuar kohë të lirë për veten, si në fakultet. Në mënyrë që të kesh një tranzicion ‘të butë’, fillo të flesh herët në mënyrë që të zgjohesh herët dhe të jesh energjik. Mbi të gjitha, duhet të konsumosh drekën pothuajse përditë në të njëjtin orar (rreth mesditën) në mënyrë që trupi t’i përshtatet orarit të ri.

Mëso të bësh një buxhet
Nëse ke kredi studentore, në momentin që del nga shkolla dhe ke një punë tënden, duhet të fillosh të shlyesh borxhin e shkollës. Për këtë arsye, duhet ta menaxhosh me mençuri buxhetin. Është e rëndësishme të paguash borxhet në kohë në mënyrë që kesh një historik të mirë kredie. Në të ardhmen, ky historik do të jetë shumë i rëndësishëm nëse kërkon të blesh një makinë, një shtëpi ose të aplikosh për një kartë të re krediti.

/businessmag.al