Si të pasurit bëhen të pasur?

Epictetus njëherë ka thënë, “Mirëqenie nuk do të thotë të kesh pasuri të shumta, por të kesh të ardhura të mjaftueshme.”

Dhe ai ka të drejtë… por kjo nuk i ndalon njerëzit të kenë dëshirën për të qenë të pasur. Edhe pse ne të gjithë mendojmë dhe kemi qëllime të ndryshme, ne të gjithë synojmë drejt mirëqenies, të paktën deri në një farë pike, sipas llogarive tona.

Pra si mund të bëhesh i pasur?

Një burim tregues është: the 400 Individual Tax Returns Reporting the Largest Adjusted Gross Incomes, një raport që botohet herë pas here nga IRS.

Statistikat e Ndarjes së të Ardhurave nga IRS kanë disa të dhëna interesante të fshehura në të gjitha listat dhe tabelat.

Për shembull, në vitin 2014 duhen 126 milionë dollarë për të kryesuar në 400-en e më të pasurve. Një shifër kjo më e lartë nga viti 2013 ku duheshin 100 milionë dollarë dhe shumë herë më e lartë se viti 2009 me 77.4 milionë dollarë.

Të ardhurat nga të cilat pasurohen pjesëtarët e 400-es janë:

• Pagat 4.47%

• Interesat: 4.24%

• Dividenti: 10.89%

• Ortakëria: 16.24%

• Fitimet e kapitalit: 65.16%

Më shumë se gjysma e të ardhurave vijnë nga shitja e kapitalit. Disa prej tyre janë të ardhura nga aksionet e investimeve… pjesa tjetër vjen nga shitjet dhe interesat.

Çfarë nënkupton kjo?

• Të punosh për të marrë rrogë nuk do të t’iu bëjë të pasur.

• As të ardhurat nga investimet e vogla.

• As nga investimet për aksionet “blu”.

• Të zotërosh një biznes ose disa biznese, vetë ose me partnerë të tjerë, jo vetëm që mund të ndërtojë një mirëqënie të fortë, por një ditë mund edhe të…

• Të gjenerosh një sasi të madhe të ardhurash financiare.

Të dhënat mbështesin qëllimin e këtij artikulli. Një total me mbi 4500 taksa pagues ia kanë dalë të jenë pjesë e 400-es në vitet 1992-2014, por vetëm 29% prej tyre shfaqen më shumë se dy herë dhe vetëm 3% më shumë se 10 herë.

Të bëhesh i pasur – në terma monetare—është rezultat i investimeve tek vetja dhe tek të tjerët, të ndërmarrësh risqe, të bësh shumë punë të vogla në mënyrën e duhur dhe më pas të bësh diçka të madhe shumë shumë mirë.

Konkluzioni?

Në qoftë se do të bëhesh i pasur, fillo një biznes. SOT.

Burimi:businessmag.al