Si të Merrni Vendime si Jeff Bezos

Themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i Amazon ndau njohuri për procesin e tij në letrën e tij vjetore të aksionerëve.\

Pas më shumë se 20 viteve në biznes, Amazon qëndron në krye të lojës. Ka vlerë më shumë se tetë dyqane të kombinuara, një listë që përfshin Macy’s, Walmart dhe Target, dhe u votua si kompania më me reputacion në Shtetet e Bashkuara për vitin e dytë me radhë.

Gjiganti shitës duket se ka duar për gjithçka, nga dronët, në shërbime ndërmarrëse, në fitim të çmimeve për filma dhe seri televizive dhe disa librari.

Pra cili është sekreti i Bezos në bërjen e thirrjeve të duhura për kompaninë? Një proces vendimi katër hapësh të cili e shpërndau në letrën e tij të vitit 2017 të aksionerëve të Amazon. Lexoni këto këshilla që çdo themelues mund t’i përdorë për të udhëhequr kompaninë e tyre në drejtimin e  duhur.

  1. Kuptoni se nuk mund të merrni çdo vendim në të njëjtën mënyrë.

‘’Kurrë mos përdorni të njëjtin proces në marrjen e vendimeve. Shumë vendime janë të kthyeshme, dyer me dy rrugë. Këto vendime mund të përdorin një proces me peshë të ulët. Pra, çfarë nëse jeni gabim’’?

  1. Duhet të jeni në gjendje të hidheni pa pasur të gjitha informacionet.

‘’Shumica e vendimeve duhet t ë merren me rreth 70 përqind  të informacioneve që shpresoni  që ti keni. Nëse prisni për 90 përqind, në shumicën e rasteve, me siguri që do të jeni të ngadalshëm. Plus, në çdo mënyrë, duhet të jeni të shpejtë që të kuptoni dhe të përmirësoni vendimet e këqija. Nëse jeni të mirë në përmirësim, të jeni gabim mund të jetë më pak e kushtueshme se sa mendoni, ndërsa nëse jeni të ngadalshëm do të jetë e shtrenjtë sigurisht’’.

  1. Ndërtoni konsensus duke pranuar debatet.

‘’Përdorni frazën ‘mospajtim dhe angazhim’. Kjo frazë do ju kursejë shumë kohë. Nëse keni bindje në një drejtim të veçantë edhe pse nuk ka konsensus, është e dobishme të thuani, ‘Shiko, e di se ne nuk pajtohemi në këtë por a do të rrezikosh bashkë me mua? Mospajtim dhe angazhim? Në atë kohë ju keni arritur qëllimin, askush nuk mund t’a dijë përgjigjen e sigurtë, dhe ju me siguri do të pranoni një ‘po’ të shpejtë’’.

  1. Me rrugë qorre, kuptoni se mënyra e vetme për të dalë jashtë është ‘përmes dhe shpejtë’.

‘’Pranoni çështjet e pa radhitura herët dhe shkallëzoni ato menjëherë. Nganjëherë ekipet kanë objektiva të ndryshme dhe pikëpamje  tërësisht ndryshe. Ata nuk janë të radhitur. Asnjë diskutim, asnjë numër takimesh nuk do të zgjidhë atë mos radhitje. Pa shkallëzim, mekanizmi i diskutimeve për këtë skenar është i lodhshëm. Ai që ka më shumë qëndrueshmëri mban vendimin..’Ti më ke shpenzuar durimin’ është një proces i tmerrshëm i vendimmarrjes. Është i ngadalshëm dhe humb energjinë. Kaloni në shkallëzim më të shpejtë, është më mirë.

/entrepreneur.com.al