Si të Keni Sukses në Intervistë

Ky tregim shfaqet në botimin e Maj 2017 të Entrepreneur.

Ju mund të mendoni se keni aftësi intuitive për intervistimin e kandidatëve të  talentuar, por studiuesit e shohin këtë ndryshe. Del se, truri ynë shpesh ndikohet nga momentet më pak domethënëse të procesit të intervistës. Njohja e këtyre sjelljeve të çuditshme para se të filloni mund t’ju bëjë një intervistues më efikas.

Kështu që jini të vëmendshëm. Shumë të vëmendshëm.

Le të fillojmë me lajkat. Shumica e njerëzve do të urrenin të punonin me një narcisist i cili flet shpejtë, por një studim në Gazetën e Psikologjisë Shoqërore zbuloi se ata kanë shumë gjasa të punësojnë një të tillë. Studiuesit u kërkuan 222 vlerësuesve të vlerësonin 72 intervista të stimuluara dhe zbuluan se kandidatët arritën vlerësime më të larta nëse komplimentuan intervistuesin, folën shpejtë dhe ishin vetë-promovues.

Studiuesit e Universitetit të Iowa zbuluan këtë për shkak se shumë kandidatë kanë tendenca të thonë gjëra të ngjajshme në intervistë( ‘’Unë jam një lojtar i ekipit! XYZ është pasioni im), shtrëngimi i duarve mund të interpretohet si tregues i personalitetit të vërtetë të kandidatit.

Pastaj është koordinimi. Përderisa ne me siguri supozojmë se gjykimi ynë qëndron i vazhdueshëm gjatë procesit të intervistës dhe i drejtë për secilin kandidat, kjo nuk është e vërtetë. Një studim i Shkencës së Psikologjisë zbuloi se, për shkak se njerëzit kanë një tendencë natyrale për të balancuar gjykimet në një grup, ne jemi më kritikë ndaj kandidatëve të tretë ose të katërt sepse pa vetëdije brengosemi se mos u kemi dhënë nota shumë të larta dy të parëve.

Në fund, ekzistojnë problemet e lodhjes dhe paragjykimeve të konfirmimit. Kur arrini te kandidatët e fundit, me shumë gjasa jeni të lodhur dhe të motivuar për të mbyllur marrëveshjen. Ju gjithashtu, varësisht se a e pranoni apo jo, keni një të preferuar. Ky kombinim ju bën që të humbisni ndonjë flamur të kuq të ri. Edhe një arsye tjetër se pse ju duhet të gërmoni thellë në raundet e hershme të intervistave, kur keni më shumë kandidatë për të vlerësuar, dhe më shumë energji. Vetëm kërkoni ata lajkatarët.

/entrepeneur.com.al