Si Një Ekzekutiv u Bë Udhëheqës Transformues

Në çdo organizatë, varësisht madhësisë ose industrisë, suksesi rritet dhe bie me udhëheqjen. Sigurisht, një organizatë me udhëheqje mesatare mund të përjetojë sukses, por gjatësia dhe rritja e atij suksesi do të shkurtohet në mënyrë drastike krahasuar me një organizatë me udhëheqës transformues.

Pra, çfarë është saktësisht udhëheqësi transformues?

Në pikëpamjen time, një udhëheqës transformues nuk ndërton vetëm një organizatë të pa besueshme e cila rritet çdo vit, por inspiron njerëzit e tij që vazhdimisht të sjellin risi dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Udhëheqësit transformues krijojnë një vizion të jashtëzakonshëm për organizatat e tyre, në të cilën punonjësit janë të etur që të punojnë shumë për çdo ditë. Udhëheqësit transformues janë të fiksuar në zhvillimin e njerëzve të tyre, jo vetëm të përfitojnë.

Për t’a bërë më të thjeshtë, udhëheqësit transformues në mënyrë pozitive ndërprejnë organizatat individuale dhe industrinë e tërë.

Në një artikull në Psychology Today, Ronaldo Riggo shkruajti se, ‘’Të dhënat e hulumtimeve tregojnë se grupet e drejtuara nga udhëheqësit transformues kanë nivele më të larta të performancës dhe kënaqësisë se sa grupet e drejtuara nga lloje tjera të udhëheqësve. Pse? Sepse udhëheqësit transformues  kanë pritje pozitive për ndjekësit, duke besuar se ata mund të bëjnë më të mirën.

‘’Si rezultat, ata inspirojnë, fuqizojnë dhe stimulojnë ndjekësit për të tejkaluar nivelet normale të performancës. Dhe, udhëheqësit transformues fokusohen, brengosen për ndjekësit dhe për zhvillimet dhe nevojat e tyre personale’’.

Së fundmi kisha kënaqësinë të kaloja ditën me Bill Darcy, kryeshefin ekzekutiv të the National Kitchen & Bath Association. Darcy jo vetëm që ka transformuar një organizatë, por një industri të tërë. Darcy me të vërtetë është udhëheqës transformues. Kur flisni me punonjësit ose kolegët e tij të kompanive tjera, ndikimi që ai ka pasur është i dukshëm.

Në biseden tonë, Darcy dhe unë diskutuam tri faktorë që e kanë ndihmuar atë të ngritet në majë dhe të bëhet udhëheqësi transformues që është sot.

1. Shfrytëzoni çdo ditë 

Duke kaluar gjithë ditën me Darcy, shumë lehtë mund të shihja se ai e ka jetuar jetën e tij në maksimum. Nuk është një rastësi se pse ai e listoi këtë gjë të parën kur e pyeta për tri gjërat më të rëndësishme që e kanë ndihmuar atë të arrijë ku është sot.

Darcy tha se ai e ka mësuar rëndësinë e shfrytëzimit të çdo dite kur djali i tij lindi me një abnormalitet të rrallë dhe ishte e pa qartë se a do të jetonte apo jo. ‘’Duke përjetuar këtë gjë ku isha gati të humbisja djalin tim e ka ndryshuar jo vetëm jetën time, por gjithashtu mënyrën se si punoj në baza ditore’’, tha Darcy.

Udhëheqësit transformues nuk shpenzojnë ditët e tyre. Ata shfrytëzojnë çdo ditë, dhe kjo gjë dëshmohet në çdo gjë që bëjnë. Ata posedojnë një ndjenjë të pabesueshme të urgjencës, e cila inspiron anëtarët e ekipit të veprojnë në mënyrë të njëjtë. Si trajneri legjendar i basketbollit John Wooden dikur tha’’, ‘’Bëni çdo ditë kryeveprën tuaj’’.

2. Këmbëngulja është kyçe

Nëse gërmoni thellë në storiet e udhëheqësve transformues për të analizuar rrugëtimin e këtij personi deri ku është sot, shpesh do të vëreni një nivel të pabesueshëm të këmbënguljes. Udhëheqësit, si të gjithë të tjerët, përjetojnë shumë kohëra sfiduese dhe të vështira. Mirëpo udhëheqësit transformues qëndrojnë të gatshëm gjatë këtyre kohërave dhe u besojnë proceseve të tyre për të përfunduar punën.

Darcy tha. ‘’Më kanë refuzuar në karrierën time shumë herë, por një gjë të cilës gjithmonë i kam qëndruar besnik ka qenë të vazhdoj të luftoj për atë që besoj. Kur vazhdoni të luftoni, depërtimet tuaja do të shfaqen.

3. Përpjekjet janë të barabarta me rezultatet

Në moshën 25 vjeçare, Darcy punonte për miliarderin dhe kryetarin e Penske Corporation, Roger Penske. Penske vendosi në organizatën e tij sloganin’’ Përpjekjet janë të barabarta me rezultatet’’, dhe Darcy më tha se ai ishte në gjendje të kuptonte se sa vitale ishin këto fjalë në suksesin dhe rritjen e kompanisë.

‘’Çdo detaj kishte rëndësi dhe slogani që Penske përdori krijoi influencë të madhe kulturore’’, tha Darcy. ‘’Askush nuk kishte nevojë të pyeste veten se çfarë pritej nga ata kur ata shfaqeshin në punë në mëngjes.

‘’Si udhëheqës, ju vendosni tonin brenda organizatës tuaj’’, shtoi Darcy. ‘’Gjëja e vetme që mund t’a kontrollojmë kur shfaqemi në punë është përpjekja jonë’’.

Shpresoj se storia e Darcy ju inspiron të keni të njëjtin lloj të ndikimit jo vetëm në organizatën të cilën e drejtoni, por industrinë e tërë në të cilën jeni.

Matt Mayberry

Si ish lojtar i NFL për Chicago Bears, Matt Mayberry për momentin është folës kryesor, strategjist i performancës dhe shkrimtar. Si kryeshef ekzekutiv i Matt Mayberry Enterprises, një kompani trajnuese dhe këshilluese, ai është i specializuar në rritjen e performancës të individëve dhe organizatave në të gjithë botën. Libri i parë i Mayberry, Winning Plays, publikohet më 6 Shtator, 2016. Mund të kontaktoni me të dhe të mësoni më shumë në mattmayberryonline.com

/entrepreneur.com.al/