Si ndërtova një startup ndërsa udhëtoja në 20 vende!

Një vit më parë u largova nga San Francisko, shita dhe dhurova gjithçka që kisha dhe u zhvendosa me një çantë.

Kam udhëtuar në 45 qytete në 20 vende. Gjithashtu kam punuar 50 orë në javë duke ndërtuar një startup.

Dhe shpenzimet e mia totale ishin më pak se vetëm qeraja në San Francisko.

Udhëtimi nuk është njësoj si pushimet

Ka një komunitet në rritje të “nomadëve dixhitalë”, që jetojnë një mënyrë jetese të vendndodhjeve të pavarur. Ne jemi zhvilluesit e programeve, dizajnerat, shkrimtarët, gazetarët, inxhinierët dhe të gjithë llojet e njerëzve që ndajnë një pasion për punën që bëjmë dhe përjetojnë botën.

Unë propozoj që një mënyrë jetese nomade është një mënyrë produktive për të ndërtuar një kompani të vërtetë. Unë jam duke punuar shumë në një startup ambicioz, Moo.do. Unë udhëtoj, sepse kjo është më  lirë, më produktive dhe më frymëzuese se sa të jesh i ulur në një vend. Udhëtimi është zgjedhja më e përgjegjëshme për hir të kompanisë sime, financave të mia, dhe rritjes time personale.

U bëra një nomad aksidentalisht

Tre vjet më parë unë kam qenë duke u përgatitur për të lënë punën time në Microsoft për të kaluar në San Francisko për të ndërtuar një startup. Miku im më pyeti, “pse duhet të jesh në San Francisko, kur mund të punosh në një kompjuter nga kudo?” Pyetja e tij kishte shumë kuptim. Si e mendova, fillova të supozoja për një “jetë normale”, e cila nuk ka kuptim në botën tonë moderne.

E kundërshtoja idenë e një pune 9 me5. Unë dua të eksploroj botën, ndërsa dielli është atje jashtë nuk dua që të humb orët me diell brenda dhe duke ëndërruar pushimet e mia të ardhshme.

E kundërshtoja idenë e qetësisë. Unë dua të përjetoj kultura të reja dhe të ha ushqime të reja në vend që të rri në lagjen përreth shtëpisë sime.

E kundërshtoja idenë e gjërave. Nuk ka rëndësi madhësia e televizorit tim. Bota është shumë më interesante se ajo që është në shtëpinë time.

E kundërshtoja idenë e mërzisë. Unë jam i rrethuar vazhdimisht nga vende, njerëz dhe përvoja të reja. Nuk jam ndjerë i mërzitur qëkur kam filluar të udhëtoj dhe as nuk kam dëshirë më të shikoj TV apo të luaj video lojëra.

E kundërshtoja idenë e një liste “kovë”. Unë kam një listë të gjërave për të bërë dhe unë jam duke i bërë ato.

Kështu që unë shkova jashtë, me idetë e mia të çmendura të reja për jetën në lëvizje. Kam kaluar gjashtë muaj duke udhëtuar nëpër Australi, Azi dhe Europë. Por kjo nuk funksionoi aq mirë.

Hoqa dorë dhe u zhvendosa në San Francisco. Udhëtimi ishte argëtues, por kisha një ide të madhe dhe duhet të fokusohesha dhe të filloja një punë të vërtetë. A ka vend më të mirë për të ndërtuar një startup se Silicon Valley?

Por shumë shpejt e gjeta veten shumë rehat dhe të ngadalësuar, duke u mërzitur dhe shpërqëndruar lehtë, dhe duke shikuar shumë TV. I ulur në kompjuterin tim për 12 orë në ditë,  nuk ndjehesha shumë produktiv.

Në një udhëtim në New York, miqtë e mi shkuan në punë gjatë ditëve, kështu që unë dola jashtë dhe punoja në kafene dhe në Central Park. Papritmas u bëra jashtëzakonisht produktiv, duke bërë më shumë punë në gjashtë orë se sa në ditët e mia me 12-orë. E njëjta gjë ndodhi disa muaj më vonë në një udhëtim në Londër. Vija me ide më të mira, sepse përvojat e reja dhe udhëtimi po e mbanin mendjen time më aktive.

Duke kuptuar modelin, u largova nga San Francisco një vit më parë, plotësisht i bindur për të kryer një mënyrë jetese nomade. Dhe këtë herë ndihem i realizuar. Unë jam i lumtur, produktiv, takoj njerëz të rinj, mësoj si të zgjidh problemet reale globale, dhe me sukses lançova Moo.do.

Kjo është ajo që unë kam mësuar gjatë vitit të kaluar:

Të udhëtosh është më lirë se të qëndrosh në shtëpi

Këto janë numrat aktualë të llogaritur nga zakonet e mia personale të shpenzimeve. Kilometrazhi juaj mund të ndryshojë.

1421186731-cost-of-living

Këto janë shpenzimet e mia mesatare mujore prej një viti jetese në Seattle Capitol Hill, një vit jetese në San Francisco Upper Haight, një vit udhëtimi në 20 vende, dhe një muaj në një hotel në Bali. Është shumë më lirë për mua kur udhëtoj.

Qeraja mesatare në San Francisco është shumë më tepër se $ 3,120, por mesatarja në Seattle është më pak në $ 1,800.

1421186641-cost-of-housing

Miqtë e mi në San Francisko dhe në Seattle shpesh më pyesin: “Si mund të përballosh kaq shumë udhëtime?” Unë nuk mund të përballoj kur nuk udhëtoj. Unë jam duke ndërtuar një kompani dhe jetesa në San Francisko ishte duke m’i mbaruar kursimet e mia.

Kostoja totale për të udhëtuar në të gjithë botën dhe të jetoja jetën e ëndrrave të mia ishte 2,921 $ në muaj. Po jetoj në Bali në këto momënte për 1.200 $ në muaj. Kostoja totale e jetesës në Chiang Mai, Tajlandë është 641 $ në muaj.

Udhëtimi të bën më produktiv

Kur kam filluar duke udhëtuar, unë isha një turist i madh, duke marrë fotografitë e çdo gjëje dhe duke bërë të gjitha veprimtaritë e listuara të guidave turistike. Pas disa javësh rraskapitëse më ndodhi që nuk isha më me pushime. Ajo ishte jeta ime. U ngadalësova dhe e kuptova se në qoftë se unë kam një muaj për të eksploruar një qytet të ri, nuk kam nevojë për t’i bërë të gjitha përnjëherë. Unë mund të eksploroj qytetin për disa orë dhe ende të mbaroj shumë punë.

U befasova kur kuptova se jam në mënyrë të konsiderueshme më produktiv gjatë udhëtimit. Në qoftë se unë jam në Romë vetëm për një javë, pse të humbas kohën time në Facebook? Duke qenë vazhdimisht i rrethuar nga risi redukton mërzinë time dhe rrit përqendrimin tim, dhe madje edhe më bën të ndjehem i shëndetshëm dhe më kreativ.

si-ndertova-nje-startup-ndersa-udhetoja-ne-20-vende-businessmag

Produktiviteti im në Seattle në qershor vs udhetimi në shtator, matet me RescueTime.

Unë u ktheva në Seattle në qershor për të punuar në krah të bashkë-themeluesit tim dhe përpunova plane afatgjata. Koha ime e zhvillimit ishte çuditërisht më pak produktive se ndërsa udhëtoja. Unë isha ulur në kompjuter, por hutohesha më lehtë nga interneti dhe TV.

Edhe pse kam qenë në gjashtë qytete të ndryshme në shtator, kam arritur të jem jashtëzakonisht produktiv 48 orë në javë. Duke qenë më i fokusuar ndërsa punoj më jep më shumë kohë për të shijuar pjesën tjetër të jetës sime, kështu që kjo është një gjë shumë e mirë për mua.

Nëntë me pesë nuk është optimale

Në vend të punës gjatë orëve të ditës dhe shtyrjes të kohës time të lirë në pjesën më të keqe të ditës, unë preferoj për të shijuar ditët dhe të punoj natën. Ngrihem nga shtrati shpejt, kur jam i gëzuar për të dale. Më pëlqen të punoj shtatë ditë në javë me orar fleksibil në mënyrë që të marr një ditë pushimi kur mund të gëzoj një film teatri bosh në 2 të drekës.

Kam harxhuar shumë kohë kur kam punuar në një zyrë për shkak të shkëmbimit dhe shpërqëndrimit masiv siç është interneti. Tani unë bëj punën time gjatë gjithë ditës dhe marr pushime të mëdha për të eksploruar. Pasi punoj për disa orë, arrij një moment historik dhe eksploroj qytetin deri sa unë dua të kthehem në punë. Ose në qoftë se kam një problem që nuk mund t’a kuptoj, shëtit në këmbë deri sa t’a zgjidh atë. Cikli mes argëtimit dhe punës i bën ditët e mia më pak të lodhshme dhe më bën më pak të prirur për t’u rraskapitur.

Qëndrimi im në Livit në Bali ishte koha më produktive e jetës sime. Kjo është një bashkë-jetesë dhe hapësirë bashkë-punuese e integruar, me të gjitha ushqimet, kështu që unë mund të përqëndrohem në punën time dhe mos shqetësohem për asgjë. Dhe kjo është e gjitha e përfshirë për 1500 $ në muaj, më pak se vetëm qeraja në shumicën e qyteteve të mëdha të teknologjisë.

Udhëtimi zgjeron ‘flluskën’ kulturore

Unë tani kam miq në të gjithë, botën përvoja e jetës të të cilëve është shumë e ndryshme se e imja. Ata sjellin perspektiva të reja për idetë e mia. Unë jam mësuar në lidhje me problemet reale që ndikojnë botën në një shkallë globale, e cila do të më bëjë një sipërmarrës më të mirë në të ardhmen.

Është e lehtë të gjesh njerëz të mëdhenj nga të cilët të mësosh. Ka hapësira bashkë-punimi në shumë qytete ku nomadët digjitalë mund të takojnë kolegë nga e gjithë bota dhe për të gjetur bashkëpunëtorë. Nomadët i japin njëri-tjetrit këshilla udhëtimi dhe këshilla pune në forumet Reddit dhe Nomad, ku ka mbi një mijë prej nesh (dhe në rritje) në një chatroom në hashtagnomads.com, dhe komuniteti organizon takime në të gjithë botën.

Përfundimi

Kurrë nuk ka qenë më e lehtë për të jetuar dhe punuar si një nomad. Udhëtimi është më lirë, më produktiv, dhe më frymëzues se duke qëndruar në shtëpi. Puna në një zyrë është një relike e së kaluarës.

Revolucioni dixhital nomad është vetëm fillimi dhe unë jam i gëzuar të ndihmoj atë të rritet. Unë shpresoj se ju dhe unë të takohemi ndonjë ditë, diku atje.

/businessmag.al