Si është të jesh miliarderia me moshën më të re në botë

Alexandra Andersen kalon shumë kohë duke kalëruar dhe duke ngrënë produkte joshtazore, kjo sipas llogarisë së saj në instagram.

Kur Forbes nxorri të përvitshmen Billionaires List (lista e miliarderëve), një rekord prej 66 anëtarësh të grupit të elitës ishin nën moshën 40 vjeç, por më i riu prej tyre as që i afrohej kësaj moshe: Alexandra Andersen, 19 vjeç dhe është miliardieria më e re në moshë.

Andersen ka trashëguar aksionet e investimeve të kompanisë së familjes së saj, Ferd Holding – me vlerë $1.2 miliardë sot – kur i ati, Johan H. Andersen transferoi 80% të aksioneve të tij vajzës së tij në 2007-tën, sipas The Daily Telegraph.

Motra e saj Katerina, 20 vjeç, është miliardierja e dytë më e re. Kompania e familjes nisi si një kompani duhani në 1849-tën nga stër-stër-stër-stërgjyshi, anëtarët e familjes investuan me zgjuarsi dhe njëra pjesë e biznesit të duhanit u shit në 2005-sën.

Dhe çfarë bën trashëgimëtaria norvegjeze me pasurinë e saj?

Nëse llogaria e saj në instagram është një tregues, jeta e saj përfshin shumë kalërimin dhe konsumin e produkteve joshtazore. Miliarderia adoleshente është një fituese kompeticioni në konkursin ndërkombëtar të stërvitjes dhe momentalisht po stërvitet për Lojërat Olimpike 2020 në Tokyo.

Sipas Telegraph, Andersen jeton në Gjermani dhe ajo po shoqërohet me një 24 vjeçar novergjez të arteve marciale.

Ajo gjithashtu është një vegjetariane, dhe sipas traditës së vegjetarianëve kudo në botë, i pëlqen që me raste t’ia kujtoj njerëzve që është një vegjetariane me fotot që poston në instagram.

Edhe pse ajo bëri daljen e saj të parë në listën e Forbes për këtë vit, ajo nuk ia doli të ishte në listën e Money për 10 femrat më të pasur të të gjitha kohërave. Kjo për faktin sepse, me një buxhet orej $1.8 miliardë, ajo nuk është e pasur mjaftueshëm. Gjithashtu lista jonë përfshinte dhe femrat “barone” që menaxhojnë në mënyrë aktive pasuritë e tyre: Andersen u skualifikua sepse ajo akoma nuk luan rol në menaxhimin e biznesit familjar.

/businessmag.al