Si Durimi, Kuraja dhe Birra Ndihmuan Këtë Ndërmarrës që në Fund të Arrinte Sukses

Josh Goodman po zgjidhte një problem. ‘’Në moshën 30 vjeçare ai kishte humbur entuziazmin për karrierën e tij në stafin IT dhe po kërkonte ide biznesi. Një natë, ai takoi disa shokë në një bar në Baltimore por nuk mund të merrte një birrë. Ndodhi sërish edhe herën tjetër kur dolën. Goodman mendoi, Duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të marrë atë pije.  Ai paramendoi një zgjidhje të thjeshtë: një sistem të birrës së vetë-shërbyer, ku konsumatorët mund të fusin kartën e tyre të kreditit,, të merrnin pijen e tyre, dhe të paguanin atë. Si një bankomat, por për birrë. Ky ishte viti 2007. ‘’Mendoja se do isha duke pirë kokteje në ndonjë ishull të Karaibes në vitin 2013 ose 2014, thotë ai. Dhe eprorët ndërmarrës qeshnin e qeshnin. Ajo që më ndoqi ishte një odise 10 vjeçar i teknologjisë së mosfunksionuar, partnerë të pasigurtë, dhe pushime të ashpra, duke arritur kulmin në mësimin që të gjithë themeluesit e kompanive duhet t’a mësojnë: Edhe idetë më të thjeshta mund të jenë tepër komplekse, dhe vetëm ndërmarrësit këmbëngulës mbijetojnë.

Rrugëtimi i Goodman u nda në faza. Gjatë fazës së parë, ai dëgjoi për një kompani të vogël në Atlanta që krijoi një sistem të ngjajshëm me atë që ai e kishte paramenduar. Ai filloi një firmë të quajtur Innovative Tap Solutions dhe bëri marrëveshje për të shitur teknologjinë e tij. E mira e kësaj ishte se Goodman u mësua të bindte autoritetet lokale se produkti nuk do të rezultonte në një kaos. (Sistemi u ndërpre pas pesë birrash dhe kërkonte që klientët të shkonin dhe t’a riaktivizonin atë, duke e bërë jo ndryshe nga porositja e një birre. E keqja e kësaj ishte se për të instaluar atë, pronarët e bareve duhej të grisnin dyshemetë e tyre për të drejtuar linjat e rubinetave, një shpenzim i kohës dhe i parave që askush nuk ishte i gatshëm t’i investonte për një teknologjië të pa miratuar. Ai kaloi nga 0 në 150.

Në fazën e dytë, Godman shpenzoi 10,000 dollarë për të zhvilluar një ‘’tavolinë projekti’’, një njësi të pavarur me rrota e cila nuk kërkonte renovime. Por përderisa kërkonte partnerë të industrisë përpunuese, ai dëgjoi për një kompani Irlandeze, Ellickson, e cila po shiste tavolinën e saj në Shtetet e Bashkuara. Kishte marrëveshje me gjigantin e pijeve Diageo, e cila i dha produktit besueshmëri. Goodman largoi tavolinën e tij, hyri në kontakt me Ellickson në vitin 2009,  shkoi në Irlandë dhe lansoi përpunimet e tij në Shtetet e Bashkuara. Ekipi i tij i vogël shiti 174 njësi, por produkti kishte probleme teknike. ‘Nga mungesae një fjale më të mirë, ajo t’a shpifte’’, thotë ai. Ellickson ndaloi shpërndarjen në vitin 2012. Faza e tretë! I ngopur duke punuar për tjetër kënd, Goodman rifilloi kompaninë e tij dhe e emëroi atë PourMyBeer. Ai u bë partner me një numër të firmave të vogla rreth botës, në Kaliforni, Austri dhe Kinë, të cilat dëshironin të shisnin sistemet e tyre të birrave të vetë-shërbyera në Shtetet e Bashkuara. Duke parashikuar se tregu Amerikan mund të mbushej plot së shpejti, ai investoi shumë në motorin e tij të kërkimit që të ishte në krye të radhitjeve kur njerëzit të kërkonin ‘’birrën e vetë-shërbyer’’.

Për një kohë, gjërat dukeshin shumë mirë. PourMyBeer pati shumë klientë, duke përfshirë disa të mëdhenj si MGM, Aria dhe kazinot Caesars Palece. Madje përfundoi edhe në ‘reality shoë’ shumë të shikuar Bar Rescue. Kishte vetëm një problem: ‘’Teknologjia nga Kalifornia dhe Kina dështuan’’, thotë Goodman. Edhe më keq, njësitë e tyre ishin të projektuara dobët dhe teknologjia e tyre ishte zero, duke e detyruar ekipin e vogël të Goodman t’i projektonte gjërat vetë. Në vitin 2014, PourMyBeer ishte në gjendje të keqe. Partneri i biznesit të Goodman e la atë për një punë ku paguhej me të vërtetë. Goodman u zhyt në depresion. Pse po ndodh kjo? pyeste veten ai. Unë nuk jam një njeri i keq.

Por ende qëndroi. ‘’Ju nuk humbisni besimin për dy arsye’’, thotë ai tani. ‘’Numër një: Sepse besoni në idenë tuaj. Dhe numër dy: Ju shpenzoni të gjitha kursimet e juaja jetësore në të, dhe nuk dëshironi të mendoni se mund të jetë një zgjedhje e keqe’’.

Në fazën e katërt, Goodman mori në konsideratë atë që mësoi. Ai kishte një ide të mirë dhe të dhëna nga promovimi dhe shitja e produktit. Ai dominoi në motorët e kërkimit. Ai e dinte se si të fitonte në regjistra. I gjithë problemi kishte qenë teknologjia. Kështu që ai vendosi të zhvillonte teknologjinë e tij. Duhej të ishte e pastër, e thjeshtë, e përballueshme, e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u instaluar, që edhe një fëmijë të mund t’a bënte. Ai gjithashtu kuptoi se duhej të ndalonte së menduari për produktin e tij si risi të bareve, dhe filloi të mendonte për të si një risi kudo që njerëzit dëshironin të pinin. Gjatë vizitave të tij në Vegas, Goodman kishte mësuar se pothuajse gjithçka, kafeja, koktejet dhe birrat mund të servoheshin nga një tub. Kështu që ai u bë partner me shitësin e tij më të sigurtë nga  dështimi i mëhershëm, një kompani Austriane, Redl Gastrosystems, për të zhvilluar këtë produkt të ri. Kur përfundoi, ai bëri një video të djalit të tij 6 vjeçar duke instaluar një të atillë.

Njësia e re e PourMyBeer hyri në treg në pranverë të vitit 2015 dhe bëri shitje 650,000 dollarëshe atë vit. Në vitin 2016, bëri 1.2 milion dollarë. Goodman thotë se është në rrugë të fitojë 4 deri në 5 milion dollarë këtë vit. Përvetësimi i konsumatorëve është mbi 400 përqind; shpërndarësit janë regjistruar për Argjentinë, Holandë, Brazil dhe tjera vende, dhe kompania shpërndan 50 të tilla në javë. PourMyBeer ka hyrë në grupe të mëdha restaurantesh, Thomson Cruise Lines, Marriott Hotels dhe baza e Marinës në Okinaëa, të gjitha përmes faqes së tij të internetit (ajo punë e motorëve të kërkimit iu shpagua). Dhe çdo instalim solli më shumë rekomandime. Një kontakt në Aria e bëri të kalojë në Goliath HMS Host dhe e solli  PourMyBeer në aeroportet e Chicagos dhe të Milaëaukee.

‘’Ne pranojmë emaile nga njerëzit përderisa janë ulur duke përdorur sistemin tonë, duke thënë, ‘’Kjo është fenomenale. Dua ta sjell në zonën tonë. Më thirr’’, thotë Goodman.

‘’Është pika më e rëndësishme’’, vazhdon ai. ‘’Ne kemi kaluar pengesën’’. A do të thotë kjo se më në fund është koha për ato kokteje në plazh? Jo ende. ‘’Nuk ndjehem se e meritoj ende’’, thotë ai. ‘’Ndjehem sikur sapo kam filluar.’’

/entrepeneur.com.al