Shenjat që tregojnë se nuk keni një balancë midis punës dhe jetës

Kalimi nga kolegji në botën e vërtetë të punës mund të jetë një goditje e rëndë për ju. Të largëta janë ditët që flinit vonë dhe netët e vona me miqtë. Duke punuar çdo ditë 9-5 është një ndryshim i madh në të njëzetat dhe duke u rritur mund të bëhet akoma më e vështirë.

Më poshtë janë shenjat që tregojnë se e keni humbur kontrollin e balancës punë-jetë dhe disa këshilla për t’a ndrequr:

1. Trupi juaj është gjithmonë “në dhimbje”
Të vuash nga dhimbje koke kronike, në qafë dhe dhimbje supesh është shpesh një shenjë që ju jeni duke jetuar në një gjendje të vazhdueshme tensioni. Kjo do të thotë se është koha për të ndryshuar vetë-kujdesin tuaj rutinë. Bëni një banjë gjatë natës ose gjeni kohën për të bërë dush të nxehtë në mëngjes dhe shkoni të bëni një trajtim spa për t’u relaksuar.  Dhimbja që ju jeni duke përjetuar është mënyra që ka trupi tuaj për t’ju treguar se keni nevojë për një pushim dhe për vëmendje.

2. Ju jeni gjithmonë i lodhur
Ndoshta ju jeni me fat nëqoftëse bëni gjashtë orë gjumë gjatë natës ose ndoshta ju jeni duke përjetuar lodhje të vazhdueshme, pavarësisht se flini tetë orë. Lodhja e vazhdueshme mund të jetë mënyra më e mirë e trurit tuaj për të thënë se është në mbingarkesë dhe nuk mund të qëndrojë më i përqëndruar apo të marrë vendime në ritmin që ju e shtyni.

3. Po filloni të humbisni durimin
Kur ne nuk kemi ekuilibrin punë-jetë, ne shpesh fillojmë të humbasim durimin tonë më shpejt se më parë. Nëse e gjeni veten duke u zënë me punonjësit ose me kasierin, më shumë se një herë në ditë, që është normale, duhet të keni kujdes.

4. Keni probleme me marrëdhëniet tuaja
Sigurisht që ju e kaloni gjithë ditën duke biseduar me njerëzit rreth jush, por sa kohë ka kaluar që kur keni shpenzuar kohë me miqtë ose keni berë një bisedë të vërtetë me familjen tuaj? Nëse njerëzit janë gjithmonë duke u ankuar se ata nuk ju shohin, atëherë ajo është ndoshta një shenjë që ju duhet të rishikoni se si e shpenzoni kohën tuaj.

5. Ju jeni ngjitur me telefonin tuaj
Është më e vështirë se kurrë për të lënë punën në zyrë me emaile gjatë gjithë kohës. Megjithatë, është e rëndësishme që të ketë një bisedë me punëdhënësin tuaj për orarin e përgjigjes mbasi keni mbaruar punë para se ata të presin që ju t’i përgjigjeni çdo email pasi keni ikur nga puna. Shpesh ata e dërgojnë atë kur kujtohen, por ju nuk duhet t’i përgjigjeni derisa të shkoni në zyrë.

6. Ju jeni të paqartë në lidhje me prioritetet tuaja
Kur ju jeni të paqartë me prioritetet tuaja, mund të jetë e vështirë për të thënë “jo” kur diçka e re vjen dhe që do të çojë në çrregullim të ekuilibrit punë-jetë. Përpiquni të përcaktoni sa më qartë vizionin tuaj për të ardhmen.

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj